Biznes

Microsoft vlerësohet me 500 miliard dollar

Jan 30 2017
0 Shpërndarje
Kapitalizimi i tregut të Microsoft kaloi shifrat e 500 miliard dollarëve për herë të parë që nga viti 2000 ditën e Premte. Microsoft vlerësohet me 500 miliard dollar Photo Source: Reuters

Aksionet e kompanisë u rritën me 2.1% në 65.64 dollar, një rekord më vehte ky duke çuar vlerën e kompanisë në 510,73 miliard dollar.

Vlerën më të lartë kompania e arriti në Mars të vitit 2000 në 550 miliard dollar. Megjithatë kompania përsëri qëndron pas Apple e cila vlerësohet me 642 miliard dollar dhe Google me 570 miliard dollar.

Të enjten Microsoft publikoi raportin financiar të tre mujorit të fundit të vitit duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve. Përgjatë tetë tremujorëve të fundit, në shtatë prej tyre Microsoft ka thyer parashikimet e analistëve të Wall Street.

E gjitha kjo vjen falë përpjekjeve të Satya Nadella për të rivitalizuar kompaninë kur mori drejtimin në Shkurt të 2014-ës. Atëherë vlera e kompanisë përllogaritej në 315 miliard dollar ose 34 dollar për aksione. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>