Harduer

Microsoft “vret” aksesorin shumë popullor Kinect

Oct 25 2017
0 Shpërndarje
Është e thjeshtë të themi se Kinect është një produkt i dështuar, por në realitet ka ndihmuar Microsoftin në zhvillimin e teknologjisë për produkte të tjera. Microsoft “vret” aksesorin shumë popullor Kinect

Microsoft më në fund pranoi se Kinect ka vdekur. Pas disa vitesh debate nëse Kinect do të jetojë apo jo, gjigandi i softuerit tha se ka ndaluar prodhimin e aksesorit.

Shitur 35 milion herë që nga Nëntori i 2010-ës, Microsoft Kinect për Xbox 360 u bë një prej pajisjeve me shitjet më të larta në 2011-tën duke shënuar edhe një rekord Guinness.

Pas debutimit, një komunitet i tërë u ndërtua përreth këtij aksesori. Ishte mjaft popullor tek hakerët të cilët kërkonin të krijonin eksperienca të cilat gjurmonin lëvizjet e trupit dhe thellësinë e tyre.

Madje Microsoft provoi të sillte Kinect edhe tek Xbox One por dështoi. Më pas kompania u detyrua ta hiqte nga oferta e Xbox One dhe pastaj asgjë nuk shkoi mirë për këtë produkt.

Është e thjeshtë të themi se Kinect është një produkt i dështuar, por në realitet ka ndihmuar Microsoftin në zhvillimin e teknologjisë për produkte të tjera.

HoloLens vë në funksion teknologji të ngjashme të Kinect të gjurmimit të thellësisë dhe shumë laptopë vinë me kamera Windows Hello që përdorin teknologjinë Kinect për të njohur fytyrat e njerëzve.

Microsoft gjithashtu përdor teknologjinë e Kinect në pajisjet e reja Windows Mixed Reality.

Apple sot është ajo kompania e cila mund të sjellë përsëri në jetë këtë teknologji. iPhone X, i cili del në shitje javën e ardhshme përmban kamera që cilat njohin thellësinë e objekteve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>