Harduer

Microsoft vret celularët Kin, fajësohen shitjet e dobëta

Jun 30 2010
0 Shpërndarje
Microsoft vret celularët Kin, fajësohen shitjet e dobëta

Kompania premtoi se ende do të shes Kin One dhe Kin Two përmes Verizon, por ka anuluar të gjitha planet për dëbutim ndërkombëtar. Ajo nuk ka bërë të ditur ndonjë detaj sesa do të zgjas shitja në të ardhmen por e ka bërë të qartë se do të koncentrohet ekskluzivisht në Windows Phone 7.

“Ne kemi marr vendim të fokusohemi ekskluzivisht në Windows Phone 7 dhe ne nuk do të dërgojmë për shitje Kin në Evropë, siç ishte planifikuar të ndodhë gjatë vjeshtës” thuhej në një deklaratë të lëshuar nga Microsoft. “Përveç kësaj, ne jemi duke integruar ekipin tonë Kin në ekipin Windows Phone 7, duke inkorporuar në këtë mënyrë idetë dhe teknologjitë Kin në paraqitjet e ardhshme Windows Phone”.

Fundi i Kin ishte konfirmuar së pari kur Verzion përfshiu Kin në një shitje të celularëve të vjetër, por shqetësimet rreth shëndetit të tij filluan menjëherë pas lansimit, pasi një thashetheme që nuk u konfirmua asnjëherë sugjeroi se Verizon mund të ketë shitur vetëm 500 Kin celularë anembanë SHBA-së. Stafi shitës madje citohet të ketë thënë se Pre Plus e Pixi Plus të Palm, kanë pasur shitje shumë më të mirë.

Fajin kryesor për vdekjen e serisë Kin mund ta ketë plani i çmimit. Megjithëse larg prej një celulari të mençur dhe me mungesa të mëdha në aplikacione të palës së tretë dhe madje me mangësi të veçorive kyçe siç është kalendari, Microsoft dhe Verizon u pajtuan të kërkojnë planin 70 dollarësh sikruse për një smartphone të plotë.

Kin ishte pjesë e një projekt të inicuar nga Microsoft dhe që quhej Pink, i cili ishte zhvilluar paralel me projektin Windows Phone 7, produktet e të cilit pritet të paraqiten më vonë gjatë këtij viti. Ato kanë pasur tastierë rrëshqitëse QWERTY, kanë qenë të prodhuara nga SHARP, por softueri, shërbimet online dhe hardueri ishte përcaktuar nga Microsoft. Koncentrimi i tyre maksimal ka qenë në rrjetet sociale.

Lajmet e fundit>