Lajmet

Microsoft vret Internet Explorer-in! Spartan do të jetë shfletuesi ekskluziv dhe i vetëm në telefonët Windows

Apr 11 2015
0 Shpërndarje
Microsoft vret Internet Explorer-in! Spartan do të jetë shfletuesi ekskluziv dhe i vetëm në telefonët Windows

windows-10-for-phones-1-100568066-large-100568341-galleryMicrosoft ditën e djeshme publikoi versionin e radhës të Vëzhgimit Teknik të Windows 10 për telefonët dhe me të solli disa risi në platformat mobile. Një ndër këto risi është edhe shfletuesi i ri Spartan i cili tani nuk është pjesë vetëm e Windows 10 për desktop por edhe për telefonët.

Microsoft shkoi më tutje duke zbuluar një detaj mjaft të rëndësishëm: Spartan do të jetë shfletuesi ekskluziv në platformën Windows për telefonët. Kjo do të thotë se Spartan do të jetë shfletuesi i vetëm në Windows 10 në të ardhmen edhe pse aktualisht së bashku me të gjendet edhe Internet Explorer 11.

Kompania kishte thënë më parë se Internet Explorer do të qëndrojë në platformat desktop, dhe do të shërbejë për sipërmarrjet që duan të aksesojnë uebsajtet e vjetra. Gjithashtu është zbuluar se emërtimi Internet Explorer nuk do të jetë ai që Microsoft ka në mendje për shfletuesin Spartan. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>