Lajmet

Microsoft Windows 10: Kapitulli i ri që starton ditën e sotme

Jan 21 2015
0 Shpërndarje
Microsoft Windows 10: Kapitulli i ri që starton ditën e sotme

Windows_Product_Family_9-30-EventKapitulli i ri në historinë e Microsoft mund të quhet “Widows 10”. Ditën e sotme kompania do të organizojë një event të Windows 10 në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky event ka nxitur një interes të madh për shkak se kompania do të zbulojë disa nga veçoritë për konsumatorët individual të produktit të saj të shumë pritur.

Microsoft do të shpjegojë se çfarë do të thotë të shikojmë Windows 10 në funksion në tabletët dhe smartfonët tanë krahas kompjuterëve. Eventi fillon në orën 6:00 me orën tonë lokale dhe do të transmetohet edhe në PCWorld Albanian me të rejat më të fundit.

Më parë kemi publikuar dy artikuj lidhur me prishmëritë e Windows 10 për eventin e ditës së sotme dhe çfarë duhet të ketë në konsideratë Microsoft me këtë platformë.

screenshot-7Që nga zbulimi i ardhjes së Windows 10 nga Microsoft mësuam disa gjëra fantastike rreth sistemit operativ. Dëgjuam për një veçori e quajtur “Continuum” e cila është ajo që na intereson më së shumti në Windows 10 sepse ofron qasje njëkohësisht në një kompjuter, tablet dhe një telefon. Me anë të “Continuum”, sistemi operativ në mënyrë inteligjente do të kalojë nga modaliteti i kompjuterit tradicional në atë të një tablet varur nga lloji i pajisjes në përdorim. Kjo do të rezultojë në një eksperiencë totalisht e re në Surface Pro 3 nëse vendosni tastierën karakteristike të hibridit tablet – laptop. Kjo do të thotë se gjatë kohë që mungon tastiera, sistemi operativ do të sillet si një në tablet ndërsa kur vendosni tastierën në funksion sistemi do të sillet sikur të ishte në një kompjuter.

Më pas Microsoft na vuri në dijeni të Windows 10 për pajisjet mobile. Akoma nuk kemi mësuar diçka specifike rreth platformës duke qenë se kompania ka qenë e zënë me përditësimin Lumia Denim në smartfonët Lumia por dita e sotme mund të jetë momenti i duhur për këtë. Windows 10 supozohet të funksionojë në çdo harduer që nga desktopët gjer tek tabletët, përfshi këtu edhe smartfonët. Aplikacionet supozohet të tejkalojnë këto barriera ndarjeje gjithashtu.

Aplikacionet Windows të cilat funksionojnë njëkohësisht në një kompjuter, tablet dhe smartfon duhet të lënë pas konfuzionin e madh me dyqanet e aplikacioneve për çdo ekosistem. Ky është një problem që e kanë edhe përdoruesit e iPhone, iPad dhe Mac. Këto janë aplikacionet Universale të cilët tashmë janë të disponueshëm. Këto aplikacione universale do të sjellin edhe unifikimin e dyqaneve të aplikacioneve në një të vetëm, duke thjeshtuar më tej punën e zhvilluesve njëkohësisht nxitur edhe zhvillimin e mëtejshëm të aplikacioneve Windows.

spartan-browser-blue_storyNdërsa po afroheshim drejt ditëve të fundit që na ndanin nga eventi, morëm një sinjal nga WinBeta dhe Neowin të cilët pretendonin se Microsoft kishte në plane të sillte një shfletues të ri në Windows 10 quajtur “Spartan”. Internet Explorer për një kohë të gjatë ka qenë shfletuesi ynë i preferuar për të shkarkuar një tjetër shfletues. Microsoft mesa duket po mundohet ta ndryshojë këtë imazh krijuar për shfletuesin me një të ri i quajtur “Spartan” i cili do të shoqërohet edhe nga asistenti dixhital Cortana. Shfletuesi mendohet të mbështesë shtojcat ngjashëm me Google Chrome dhe Firefox si dhe do të jetë më fleksibël.

Kur Microsoft të zbulojë versionin e radhës të Windows 10 ditën e sotme, të gjithë do të kenë në kokën e tyre pyetje të rëndësishme. A do të qëndrojë sistemi operativ Windows akoma i preferuar në masë? Në një botë plot me zgjedhje a do të zgjidhnit akoma Windows 10? Dhe në një biznes ku të tjerët bëjnë zgjedhjet, sa është e mundur që kompania juaj të zgjedhë Windows 10?

Ne do i kemi përgjigjet ditën e sotme në orën 18:00 me orën tonë lokale. Ju ftojmë të na ndiqni gjatë transmetimit tonë live të eventit të Windows 10. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>