Lajmet

Microsoft Windows 10: Kapitulli i ri që starton tani (Live)

Jan 21 2015
0 Shpërndarje
Microsoft Windows 10: Kapitulli i ri që starton tani (Live)

Këtu përfundoi edhe eventi i shumëpritur i Windows 10. Konferenca e radhës do të jetë në muajin Prill. Pamë produktet e Microsoft që nga sistemi operativ deri tek hologramet. Shpresojmë të keni marrë informacionet e dëshiruara. Ju falenderojmë që na ndoqët.

(LIVE) “Ne pamë Windows 10 në telefonë, tabletë dhe kompjuter. Pamë gjithashtu edhe Skype holografik dhe Hololens. Në muaj në vazhdim do të përqendrohemi në krijimin e marrëdhënieve të reja me prodhuesit e softuerit dhe harduerit me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të Windows 10. Microsoft do të diskutojë edhe më shumë në konferencën Build në muajin Prill.”

(LIVE) Nadella u largua ndërsa ngjitet në skenë Myerson.

200

(LIVE) “Ne dëshirojmë të bëjmë Windows 10, version më të preferuar të Windows”

(LIVE) Microsoft beson se unifikimi i dyqaneve të aplikacioneve do të tërheqë më shumë përdoruesit

(LIVE) “Ju premtojmë se jemi duke punuar me disa telefonë fantastik që do të jenë të disponueshëm me Windows 10.”

(LIVE) “Kemi unifikuar dyqanet e aplikacioneve.”

(LIVE) “Ne duam sukses i cili qëndron në një linjë me kënaqsinë e produkteve tona. Dhe jemi të përqëndruar në mobilitetin e eksperiencave në disa paisje. Ky është synimi ynë.”

(LIVE) “Surface Hub takimet e punës i bën më të lehta duke sjellur njëkohësisht edhe fuqinë e punës në ekip më afër.”

195

(LIVE) “Windows 10 është ndërtuar në një botë ku ka më shumë paisje sesa përdorues”

(LIVE) “Fakti se ekzistojn 1.5 milard përdorues Windows, është diçka e mrekullueshme për ne,” tha Nadella “Ne dëshirojmë që përdoruesit jo të kenë nevojë për Windows por ta duan dhe pëlqejnë atë”.

(LIVE) Satya Nadalla doli në skenë

193

(LIVE) Microsoft ka punuar me NASA në këtë teknologji në mënyre sekrete.

(LIVE) Ja dhe një projektim holografik nga Mars Rover në Windows 10.

191

(LIVE) Holo Studio ka krijuar edhe një quad copter i aftë të kryje printime 3D. Me fjalë të tjera një mini dron.

188

(LIVE) Hologramet funksionojnë si të ishin objekte reale, prandaj mund të zhvendosni, ti rregulloni sipas nevojave të tuaja në madhësi dhe formë.

(LIVE) Holostudio është një mënyre e re për të punuar me përmbajtje 3D.

185

(LIVE) Brenda softuerit të Holostudio gjendet një ndërfaqe e ngjashme me Windows 10 për krijimin e hologrameve.

180

(LIVE) Zhvilluesit kanë filluar të krijojnë aplikacione për HoloLens. Ndërsa përmes HoloStudio përdoruesit do të mund të krijojnë hologramet e tyre.

177

(LIVE)  Nuk është i nevojshëm as edhe një kabëll, as lidhje internet dhe as kompjuter. Ja dhe një imazh i një videoje prezantuar gjatë punës së zhvilluesve me HoloLens.

172

(LIVE) HoloLens është një kompjuter holografik i cili do të jetë i disponueshëm së bashku me Windows 10. Është ndërtuar me një proçesor dhe kartë grafike perfekte. Së bashku me këto është shpikur edhe një proçesor i tretë Holografik. Pra është një çip që përpunon informacionet nga sensorët pjesë të HoloLens

169

(LIVE) “Ne kemi shpikur kompjuterin më të avancuar që prodhohon holograme i quajtur Microsoft HoloLens”, tha Kipman

167

(LIVE) API-të holografike do të jeni të integruar në çdo ndërtim të Windows 10. Kipman është duke ftuar Oculus, Motion Leap dhe të tjerët për të krijuar holograme.

(LIVE) Alex tha se çdo njeri do të mund të përjetojë hologramet tona në laboratorët tanë. Imagjinoni një arkitekt i cili ecën afër dizajneve të tij duke shpjeguar për shikuesit.

163

(LIVE) Ja dhe një prezantim me video i kësaj botës holografike.

155

(LIVE) Alex është duke folur për endrrën virtuale të Windows ku çdo gjë ndërlidhet mes teknologjisë dhe jetës sonë personale. Ai tha se bota virtuale mund të mos jetë ëndrra e të gjithëve po ne po endërrojmë përtej virtuales. “Ne po endërrojmë për Hologramet”, tha ai.

154

(LIVE) Në skenë u ngjit edhe Alex Kipman i cili ka punuar në Kinect.

151

(LIVE) Video konferencat mundësohen nga Skype në Surface Hub gjatë një takimi pune.

(LIVE) Ju mund të projektoni çdo objekt nga çdo paisje në Surface Hub dhe ta ndani atë në një thirrke konferencë. Modaliteti “Meeting”(takim) përdoruesi do të mund të shkruajnë mbi surface Pro si të ishte një dërrase e zeze mësimi.

148

 

(LIVE) Ky është dhe vizioni i Microsoft për Windows-in e së ardhmes. Prodhuesi i softuerit ka punuar për të sjellur këto ekrane për takimet tuaja të punës.

143

(LIVE) Surface Hub sjell mbështetje për lapsat(Pen). Mund të përdorni një të tillë për të bërë ilustrime nga më të ndryshmet në ekranin 84 inç. Të gjitha këto veçori janë të disponueshme përmes OneNote.

(LIVE) Jemi duke ndjekur një demo të Microsoft Surface Hub

138

(LIVE) Javën e ardhshme do të kemi një lëshim Windows 10 për programin Windows Insider. Gjërat janë duke u bërë më interesante teksa po flitet për një harduer të ri. Kemi të bëjmë me një hub të ri të Microsoft Surface. Ekran 84 inç, kamera duale.

139

(LIVE) Njëkohësisht ai po përdor një kontroller për të luajtur video lojën dhe kjo realizohet përmes “marrëdhënies” së re Surface – Xbox.

130

(LIVE) Spencer tha se do të bënin të disponueshëm transmetimin e lojërave të Xbox në çdo tablet Windows. Ja dhe një demostrim i këtij sikronizimi mes një tableti Surface dhe Xbox.

128

(LIVE) Ja dhe një demostrim i lojës Fable Legends me versionin e ri të Direct X.

126

(LIVE) Me versionin e ri të Direct X do kemi deri në 50 % më shumë performancë në lojërat. Konsumi i energjisë gjithashtu ësht përgjysmuar duke qenë se ekizston një numër i madh përdoruesit që luajnë nga telefonët e tyre. Microsoft ka sjellur edhe sinkronizim të lojërave më disa paisje.

123

(LIVE) Spencer tha se sjellja e më shumë fuqie kompjuterike përdoruesve tonë është shumë e rëndësishme. Ai prezantoi edhe versionin e radhës të Direct X. Përdoruesit tashmë kanë më shumë kontroll mbi proçesorin dhe kartën grafike.

(LIVE) Në klipet e lojërave do të mund të komentoni, ti pëlqeni dhe ti ndani. Gjithashtu do të mund të ruani klipe të lojërave thjesht për komandës Windows + G

122

(LIVE) Spencer është duke demostruar aplikacionin e Steam. Njëkohësisht edhe një demo të Beyond Earth lançuar në pak përpara lançimit të Windows 10

(LIVE) Sipas tij, ata kanë identifikuar mënyra të reja për të bërë esperiencat me lojërat më të bukura. Eksperiencat me lojërat në Windows 10 do të jenë më social dhe interaktive. Xbox One tashmë sjell një ndërfaqe të re me panelet e listave të miqve, mesazheve dhe aktivitetit. Krahas këtyre në Xbox do të shfaqet i gjithë aktiviteti i lojërave në disa paisje Windows.

112

(LIVE) Sapo ka hyrë në skenë edhe shefi i Xbox, Phil Spencer

109

(LIVE) Belfiore përsëri bën me dije se këto veçori të reja do i kemi në duart tona brenda 4-5 muajve.

(LIVE) Kur vizitoni ndonjë uebsit restoranti nga shfletuesi, Cortana menjëherë nderhyn me informacione të dobishme.

105

(LIVE) Belfiore demostron një veçori të re ku thjesht duke shkruar emrin e një kompanie ajrore dhe shfletuesi menjëherë shfaq një fluturim të caktuar.

103

(LIVE) Shfletuesi Spartan ka edhe një modalitet të re leximit. Esencialisht, ky modalitet e largon cdo përmbatje të mund të uebfaqes duke mbajtur vetëm tekstin në shfletues për një lexim më të lehtë. Cortana gjithashtu është integruar në shfletuesin Spartan.

(LIVE) “Një motor të ri pasqyrimi. Ka një pamje dhe ndjesi të re në Windows 10”, citoi Belfiore. “Aktualisht po punojmë në tre veçori të rëndësishme. Mesa duket Internet Explorer ka një modalitet “Note”. Kjo do të thotë se mund të bëni ilustrime mbi shfletues.

97

___

(LIVE)  “Ja ku kemi edhe një eksperiencë të re shfletimi në ueb” Belfiore. Mbase ky mund të jetë shfletuesi i shumëpërfolur “Spartan”.

93

(LIVE) Belfiore prezantoi edhe aplikacionet universale të kontakteve dhe të muzikës. Nga ana tjetër kemi të bëjmë me një aplikacion të ri të hartave dhe integrim të thellë me asistentin dixhital Cortana. “Cortana madje mund të mbajë mend ku keni parkuar makinën tuaj,” citoi ai.

(LIVE) Aplikacioni i fotove jo vetëm që grumbullon imazhet nga çdo lloj paisje Windows 10 por gjithashtu ka edhe aftësi edituese të tyre. Gjithashtu kompjuterat dhe smartfonët tanë do të mund të krijojnë albume fotografike falë aftësive të reja të aplikacionit.

(LIVE) Microsoft po shfaq aftësitë e disa prej aplikacioneve universale të saj. Filloi me Outlook, Office, aplikacioni i kalendarit dhe tashmë edhe ai i fotove.

80

82

83

(LIVE) Microsoft ka sjellë edhe gjeste të reja brend aplikacionit ngjashëm me iOS. Tërhiqni nga e djatha një email dhe do e fshihni, tërhiqni nga e majta dhe do e theksoni.

79

(LIVE) Aplikacioni Office sjell mbështetje për printim wireless. Belfiore sapo shfaqi edhe versionin e ri të klientit Outlook. Tashmë është një aplikacion universal për kompjuter, tablet dhe telefon. Për më tepër Microsoft ka integruar edhe Office Word brenda klientit Outlook, prandaj shfletimi i dokumenteve do të bëhet nga brenda aplikacionit ngjashëm me Web Office në desktop.

(LIVE) Ja dhe aplikacioni PowerPoint i Office në Windows Phone i cili duket sikur të ishte një miniaturë e atij që gjendet në desktop.

72

____

(LIVE) Tashmë po kalojmë tek aplikacionet universale të Windows. Belfiore sapo shfaqi edhe aplikacionin e ri të premtuar të Office për Windows Phone. Ata kanë sjellur funksionalitete të reja editimit në këtë aplikacion.

(LIVE) Microsoft ka integruar Skype brenda aplikacionit të kontakteve. Tashmë kemi të bëjmë edhe me një aplikacion të ri të mesazheve. Do të ishte fantastike sikur Microsoft të bindë Facebook dhe Whatsapp për integrimin e kontaktet. Kjo do të mundësonte dërgimin e mesazheve nga një aplikacion i vetëm.

(LIVE) Ky është dërgimi i mesazheve nga njoftimet në ekranin Start.

58

(LIVE) Ja dhe qëndra e njoftimeve në Windows Phone

56

(LIVE) Tashmë fotoja gjendet në sfond dhe jo mbi ikonat e Windows Phone. Qëndra njoftimeve në Windows Phone sikronizohet me atë të desktop. Paneli i cilësimeve ka ndryshuar terësisht. Mund të kthehni përgjigje njoftimeve të mesazheve direkt nga ekrani Start.

55

___

(LIVE) Ja ku vjen edhe Windows 10 në telefonë dhe tabletë

54

(LIVE) Në këtë version të Windows kemi të bëjmë me një numër të konsiderueshëm përmirësimesh të ndërfaqes. Ikonat në desktop duket të jenë më moderne. Duket më aktual se ndërtimet e tjera të kaluara.

(LIVE) Ja dhe Cortana duke luajtur një këngë nga desktopi juaj.

51

(LIVE) Cortana në Windows 10 është e aftë të kërkojë në dokumentat tanë që gjenden në kompjuter. Për më tepër mund të shfaqë edhe slidet në PowerPoint. Mund të bëjë thirrje në Skype nga desktopi juaj madje. Ai e përshkruan Cortanan si një anëtar i familjes në kompjuterin tuaj.

(LIVE) Siduket Cortana është e aftë të performojë të gjitha funksionet që janë prezente në një smartfon Windows Phone. “Kur ne sollëm Cortanan në desktop nuk e bëmë për të sjellur eksperiencën e një smartfoni në kompjuterat tanë” tha Belfiore.

(LIVE) Ja dhe Cortana duke shfaqur parashikimin e motit në Windows 10

46

(LIVE) Ja ku kemi edhe një shfaqje të Cortana në taskbar së bashku me logon. Belfiore tha se jemi duke ndërtuar ndërveprime reale të asistentit dixhital.

44

(LIVE) Ja dhe asistenti dixhital Cortana në Windows 10.

40

(LIVE)  Këto veçori të reja do të mbërrijnë në 3-4 muajt e ardhshëm. Belfiore është duke shfaqur Cortanan në desktop. Pra kemi të bëjmë me një asisten dixhital për një kompjuter personal.

(LIVE) Belfiore është duke folur për veçorinë Continuum. Ai mban në dorë një tablet 8 inç. Sapo largon mausin dhe tastierën në ekran shfaqet një modaliteti tabletit.

38

(LIVE) Ja dhe paneli i ri i njoftimeve

32

___

(LIVE) Doli në skenë edhe Joe Belfiore. Ai po shfaq “Taskbarin” e ri të platformës. Pjesë e tij janë disa animacione të reja. Ja dhe ekrani Start.

29

30

(LIVE) “Windows 10 nuk është thjeshtë një version i ri i platformës. Ajo ndryshon rregullat terësisht.”

(LIVE)  Është e rëndësishme që të respektohet privatësia e përdoruesve tanë. Aktualisht kemi shumë përdorues të ndarë në disa platforma.Kemi ndihmuar 650 milion përdorues të kalojnë nga Windows 7 në Windows 7 Sp1. Për herën e parë Windows 10 është e disponueshme dhe do të jetë falas për të gjitha paisjet me Windows 8.1″

26

(LIVE) Myerson tha se ne mund të shohim një botë ku të mund të ndani eksperiencat tuaja në të gjitha paisjet njëherazi duke e bërë teknologjinë pjesë të jetës suaj.

(LIVE) Mobiliteti, besimi dhe ndërveprimi natural janë pjesa më e rëndësishme e Windows 10. Ju jeni konsumatorët tanë dhe jo produkt tha ai.

(LIVE) “Kemi identifikuar tre zona ku është i nevojshëm përmirësimi i në platformë dhe ka realisht nevojë për inovacion” tha Meyrson . Motoja e re e Windows do të jetë : “Informatikë më të personalizuar”

(LIVE) “Windows 10 do të mbrojë të dhënat e korporatave më mirë se asnjëherë të më parë,” tha Myerson. Një panel i ri i Start tashmë transparent. Tani aplikacionet Universale po mbërrijnë edhe në Xbox. Ai citoi se Windows 10 është instaluar në më shumë se 3 milion kompjutera që nga data e lançimit të versionit teknik në tetor.

15

(LIVE) Zbriti në skenë edhe shefi i Windows Terry Myerson. Ai citoi se përshtypjet e përdoruesve në Windows 10 realisht po i japin formë Windows 10. Pjesë të Windows do të jetë edhe Cortana.

13

 ___

(LIVE) Në skenë doli Frank Shaw, shefi i PR. Mesa duket kemi të bëjmë me një prezantim dy orësh.

11

(LIVE) Gjatë konferencës do të shohim prezantimin e shefit të Windows, Terry Myerson së bashku me Joe Belfiore dhe Phil Spencer (Shefi i Xbox). Normalisht që gjatë shfaqjes do të jetë prezent edhe ekzekutivi i Microsoft Satya Nadella i cili do të flasë për të ardhmen e Windows 10 në kompjuterat, telefonët, tabletët dhe Xbox.

7

(LIVE) Ja dhe një shfaqje e Windows 10 në tabletin Dell Venue Pro 11 në ambjentet e demove të sistemit operativ të Microsoft

6

(LIVE) “Mirëserdhët në kapitullin e ri” citon baneri në eventin e Windows 10 që po mbahet tani

2

1

Microsoft mban konferencën parë të Windows 10

Kapitulli i ri në historinë e Microsoft mund të quhet “Widows 10”. Kompania është duke organizuar një event të Windows 10 në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky event ka nxitur një interes të madh për shkak se kompania do të zbulojë disa nga veçoritë për konsumatorët individual të produktit të saj të shumë pritur. 

Në mesin e produkteve të spikatura që presim të shohim janë: Veçoria Continuum, Windows Phone 10 dhe shfletuesi i shumëpërfoluar Spartan. Në këtë event, presim që Microsoft të zbulojë edhe datën e nxjerrjes në shitje dhe një çmim zyrtar të sistemit operativ.

Microsoft do të shpjegojë se çfarë do të thotë të shikojmë Windows 10 në funksion në tabletët dhe smartfonët tanë krahas kompjuterëve. Eventi fillon në orën 6:00 me orën tonë lokale dhe do të transmetohet live në PCWorld Albanian me të rejat më të fundit.

Lajmet e fundit>