Lajmet

Microsoft: Windows 8.1 do të jetë përditësim pa pagesë

May 15 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Windows 8.1 do të jetë përditësim pa pagesë

Microsoft-i ka bërë të ditur gjatë ditës së martë se përditësimi i ardhshëm i sistemit operativ Windows 8, i njohur gjithashtu me emrin e koduar Windows Blue, do të jetë i disponueshëm pa pagesë.

Tami Reller, CFO dhe CMO në Windows, u shpreh se Windows 8.1 do të vijë në formën e një përditësimi pa pagesë gjatë këtij viti. Përditësimi për Windows 8 dhe Windows RT do të jetë i dukshëm përmes ekranit fillestar të Windows-it dhe do të bëhet përmes dyqanit online.

Në blogun zyrtar të Windows-it në internet shkruhet se Microsoft-i ka për qëllim ofrimin e përditësimeve të vazhdueshme për t’i ofruar konsumatorëve një përvojë sa më të pasur. Windows 8.1 është pjesë e udhëtimit që filloi me Windows 8 vjeshtën e kaluar.

Përmes përditësimit do të fillojë gjenerata e re e PC-ve dhe tabletëve së bashku me prodhuesit e harduerëve për të sjellë si për konsumatorët, ashtu edhe për bizneset, përvojën më të mirë si dhe për t’i ndihmuar ata të ecin përpara, shkruan Microsoft.

Kompania u shpreh se në datën 26 qershor do të ofrojë një preview të plotë për Windows 8.1 gjatë konferencës BUILD në San Françisko. Reller u shpreh gjithashtu se ky përditësim do ta ndihmojë sistemin operativ të konkurrojë më mirë ndaj rivalëve të vet. (PCWorld Albanian)

windowos 8.1

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>