Lajmet

Microsoft: Windows Blue vjen në 2013-n me suport për ekrane të vegjël

May 9 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Windows Blue vjen në 2013-n me suport për ekrane të vegjël

Windows Blue ekziston vërtet dhe do të vijë rreth fundit të vitit 2013. Shefja i marketingut në Windows, Tami Reller, ka konfirmuar se përditësimi i ardhshëm i Windows 8, i cili ka mbajtur emrin e koduar “Blue” do të dalë në treg para sezonit të festave në fund të këtij viti.

Blue është në fakt emri i koduar që Microsoft-i i ka vendosur përditësimit të madh që do të vijë për Windows 8, por emri përfundimtar do të jetë ndryshe, ka shpjeguar Reller.

Ajo, gjithsesi, nuk dha asnjë detaj mbi emrin e vërtetë që do të ketë përditësim i ardhshëm.

Tre do të jenë pikat kryesore ku do të mbështetet Windows Blue:

– Zhvillimi i mëtejshëm i Windows 8 për pajisjet me prekje

– Adresimi i përshtypjeve dhe opinioneve të përdoruesit

– Suporti për form faktorë të rinj, veçanërisht për ekranet 7 dhe 8 inç

Ndoshta pika e fundit është më e rëndësishmja duke qenë se shumë prodhues po insistojnë tek zhvillimi i pajisjeve Windows me ekran të vogël. Kjo do të thotë gjithashtu se tabletët e shumëpërfolur me Winows – si Acer Iconia W3 – do të kenë mundësi që të konkurrojnë së shpejti drejtpërdrejt me produkte si Kindle Fire HD dhe iPad mini.

Përveç suportit për ekrane të vegjël, Windows Blue do të suportojë edhe procesorët e rinj nga Intel – Core (Haswell) dhe Atom (Bay Trail) – si dhe çipet e reja nga Qualcomm, të bazuara në ARM – (Snapdragon 800) dhe Nvidia (Tegra 4).

Reller tha gjithashtu se Windows Blue do të jetë në fakt një përditësim dhe jo një version i ri (upgrade), edhe pse nuk konfirmoi nëse do të jetë pa pagesë për përdoruesit e Windows 8. (PCWorld Albanian)

windows blu

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>