Lajmet

Microsoft Windows Hello, teknologjia që do të ofrojë identifikim biometrik në paisjet Windows

Mar 18 2015
0 Shpërndarje
Microsoft Windows Hello, teknologjia që do të ofrojë identifikim biometrik në paisjet Windows

microsoft-hello-login-screen-100573872-largeKompania Microsoft premton se një ditë ju nuk do të keni të nevojshme përdorimin e një fjalëkalimi për tu identifikuar dhe përdorur kompjuterin tuaj me sistem operativ Windows 10. Sipas Microsoft ky premtim do të realizohet në bazë të projektit të ri quajtur Windows Hello, i cili do t’ju lejojë të përdorni fytyrën tuaj apo shenjën e gishtit si një fjalëkalim. Ditën e martë Microsoft deklaroi se ka në plan të lançojë Windows Hello si pjesë të sistemin operativ Windows 10.

Për realizimin me sukses të proçesit të identifikimit Microsoft do të përdorë teknologjinë e zhvilluar në Microsoft Kinect. Bëhet fjalë për një kamera shumë të fuqishme që është pjesë në konsolat Xbox 360 dhe Xbox One. Kjo kamer është e aftë ‘të shohë’ përtej makeup-it dhe mjekrrës tuaj për tu siguruar se jeni vërtet ju. Ideja e kësaj është eliminimi i miliarda fjalëkalimeve që përdoruesit krijojnë, harrojnë, dhe që jo rrallë bëhen publike. Me modelin e sigurisë Hello, kompjuteri juaj do t’ju identifikojë përmes kamerës apo një lexuesi i shenjave të gishtit. Kjo teknologji do të aplikohet dhe në disa uebfaqe dhe do të emërtohet si Microsoft Passport.

Kreu i inxhinerëve i Kinect tha se qëllimi i gjithë kësaj është që përdoruesi të ndërveprojë me kompjuterin sikur ky i fundit të ishte njeri. Hello bazohet në një teknologji të quajtur çelësi i kriptografisë josimetrike që përdoret gjithashtu dhe në identifikimin e një telefoni në rrjet. Microsoft zbuloi se mundësia e dështimit të identifikimit është 1 në 100.000. Pavarësisht të gjitha avantazheve që ka teknologjia në fjalë, ajo ka dhe anët e saj të errëta. Pikërisht kjo ka të bëjë me faktin se implementimi dhe aplikimi i Hello do të kërkojë harduer të specializuar kur përfshihet lexuesi i shenjës së gishtit, sensorët e ndriçimit IR dhe sensorë të tjerë biometrik. Kjo do të thotë që kompjuterat dhe laptopët duhet të jenë të pajisur me sensorët Kinect. Një zëdhënës i Microsoft zbuloi gjithashtu se Hello nuk do të funksionojë me një kamera normale.

Ekzekutivët e Microsoft u shprehën se e vlerësojnë aq sa duhet privatësinë sot ndaj dhe laptopi juaj nuk do të ruajë imazhin e fytyrës suaj në të. Gjithashtu Hello nuk do të dërgojë informacion mbi identitetin tuaj në rrjet. Por pse është e rëndësishme e gjitha kjo? Hello realisht përbën të lëvizje të rrezikshme për Microsoft. Kjo për vet faktin se lojtarët nuk i përdorën aq sa pritej sensorët Kinect në konsolen e tyre Xbox dhe kjo ndodhi për tri arsye: prania e sensorëve kushtonte, problemet që lindën me proçesorin dhe rreziqet përsa i përket privatësisë. Por nëse Microsoft vendos të sinjalizojë me anë të një drite të kuqe se kur sensori është duke vepruar apo jo, ka mundësi që përdoruesit ti largohen idesë së fjalëkalimeve dhe të përdoren pjesë të trupit të tyre, sic janë fytyra, gishti dhe syri për tu identifikuar në mënyrë të sigurt. (PC World Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>