Analiza

Microsoft: Windows Phone numëron mbi 200 000 aplikacione

Dec 18 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Windows Phone numëron mbi 200 000 aplikacione

Microsoft ka konfirmuar se Windows Phone Store disponon tashmë mbi 200 000 aplikacione dhe pret që kjo shifër të rritet akoma më tepër në një të ardhme.

Në pamje të parë mund t’ju duket si një shifër impresionuese, por në qoftë se merrni parasysh konkurrentët e tjerë në treg do të vini re se në ekosistemet e Android dhe iOS përfshihen rreth 1 milion aplikacione.

Në fakt, është e vërtetë që këto sisteme kanë qenë prezente në treg për një kohë më të gjatë, por Joe Belfiore, zv.President dhe njëkohësisht menaxher i Windows Phone Program Management, ka thënë gjatë muajit nëntor se Microsoft do të eliminoje këtë hendek aplikacionesh midis sistemeve të ndryshme në përfundim të vitit 2014.

Duke marrë në konsideratë se Windows Phone Store iu desh më tepër se 1 vit e gjysmë për të kaluar nga 100 000 në 200 000 aplikacione duket disi e pamundur që ekosistemi i Windows Phone të rritet në masën e ekosistemit të Android dhe iOS gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Apple App Store dhe Google Play mundën të shtonin numrin e aplikacioneve nga 100 000 në 200 000 brenda një periudhe 6-mujore dhe që prej asaj kohe rritja është përshkallëzuar.

Gjatë vitit 2013, sistemit Windows Phone i janë bashkuar disa emra të fuqishëm si Vine dhe Instagram të cilët kanë rritur shpresat për një rritje më të fuqishme në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Win8_04_Press-578-80

Lajmet e fundit>