Lajmet

Microsoft: Windows-i po bëhet më i shpejtë, më stabil dhe më efikas

Sep 21 2017
0 Shpërndarje
Përditësimi i Përvjetorit u dërgua me shpejtësi tek përdoruesit, por problemet nuk munguan as për konsumatorët individualë po as për sipërmarrjet. Microsoft: Windows-i po bëhet më i shpejtë, më stabil dhe më efikas

Windows 10-ta po përmirësohet dita ditës, këmbëngul Microsoft, ndërsa punon për të rritur besimin tek platforma me përditësimin e radhës madhor.

Kompania thotë se Përditësimi i Krijuesve (versioni 1703) ka parë një rënie me 39% të problemeve me stabilitetin dhe driverat krahasuar me Përditësimin e Përvjetori (versioni 1607.)

Performanca gjithashtu është më e lartë sipas telemetrisë së Microsoft. Kompania thotë se ndezja është 13% më e shpejtë, kyçja 18% më e shpejtë ndërsa teknologjia e njohjes së fytyrës 30% më e shpejtë.

Përmirësime ka patur edhe në jetëgjatësinë e baterisë e cila është rritur nga 2.5% deri në 5%.

Me këto shifra Microsoft përpiqet të bindë përdoruesit, veçanërisht sipërmarrjet dhe korporatat, se modeli i ri zi i zhvillimit të sistemit operativ po funksionon dhe kompania po dëgjon zërin e konsumatorit.

Përditësimi i Përvjetorit u dërgua me shpejtësi tek përdoruesit, por problemet nuk munguan as për konsumatorët individualë po as për sipërmarrjet.

Kështu gjigandi i softueri analizoi mënyrën e shpërndarjes së përditësimeve. Pesë muaj pas Përditësimit të Krijuesve, 2/3 e pajisjeve Windows e kishin instaluar.

Me Përditësimin e Përvjetorit për të njëjtën periudhë kohore, ishte shënuar 85% adoptim.

Duke ndjekur një strategji më pak agresive, Microsoft duket se ka adresuar një problem të rëndësishëm: më pak ankesa për Përditësimin e Krijuesve sesa atë të Përvjetorit.

Shifrat japin një sinjal se përditësimet po funksionojnë edhe nëse nuk sjellin me vete veçori madhore, ato përmirësojnë stabilitetin, jetëgjatësinë e baterisë dhe sigurinë.

Kjo është ajo çfarë sipërmarrjet dhe korporatat duan. Përditësimi i Krijuesve do tu japë akoma edhe më shumë kontroll sipërmarrjeve mbi të dhënat e grumbulluara nga telemetria.

Me strategjinë e re, Microsoft inkurajon sipërmarrjet të braktisin modelin Long Term Servicing Channel. Ky version i Windows nuk merr përditësimet mujore të sigurisë, por bazohet në modelin 10 vjeçar të përdorur edhe në modelet e kaluara të Windows.

E thjeshtuar, versioni LTSC i Windows për sipërmarrjet është më pak stabil dhe efikas sesa versionet aktuale të disponueshme për konsumatorët individualë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>