Lajmet

Microsoft Word lexon tekstin me zë të lartë për të njerëzit që vuajnë nga disleksia

Aug 1 2017
0 Shpërndarje
Opsionet e reja do të thonë shumë për njerëzit që vuajnë nga disleksia, njerëz me vështirësi në mësimin e leximit dhe interpretimit të fjalëve. Microsoft Word lexon tekstin me zë të lartë për të njerëzit që vuajnë nga disleksia

Microsoft ka testuar një numër veçorish “text-to-speech” në vitet e fundit në Word, por më në fund duket se ka gjetur mënyrën e duhur për ta implementuar.

Në përditësimin e fundit të Office 365 këtë muaj, gjigandi i softueri solli një funksionalitet të ri quajtur Read Aloud në Word.

I ngjashëm me Read Mode prezantuar në Dhjetor, ky funksionalitet mundëson ndryshimin e shpejtësisë dhe zërit duke ndërvepruar njëkohësisht me tekstin dhe kryer editime në kohë reale.

Opsionet e reja do të thonë shumë për njerëzit që vuajnë nga disleksia, njerëz me vështirësi në mësimin e leximit dhe interpretimit të fjalëve. Leximi i tekstit me zë të lartë e bën më të lehtë gjetjen e gabimeve dhe korrigjimin e tyre.

Read Aloud është një opsion i cili do të funksiononte më së miri me kufje dhe është i disponueshëm nën tabin Review për testuesit e Office 365. Disponueshmëria e gjërë do të vijë në fund të vitit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>