Lajmet

Microsoft zbuloi përditësimin e radhës madhor në Windows 10, Përditësimi i Krijuesve

May 11 2017
0 Shpërndarje
Duke pasur në konsideratë ngjashmërinë në emërtim, mund të thoni se përditësimi nuk do të sjellë ndryshime të mëdha por jo. Microsoft zbuloi përditësimin e radhës madhor në Windows 10, Përditësimi i Krijuesve

Në konferencën Build 2017 e cila po mbahet në Siatëll të Shteteve të Bashkuara Microsoft prezantoi Windows 10 Creators Update.

Ky është përditësimi i radhës i rëndësishëm në Windows 10 për 2017-ën. Ndërsa Microsoft vendosi të mos jepte detaje, bazuar në ciklet e mëparshme të përditësimeve pritet të mbërrijë pas gjashtë muajsh.

Duke pasur në konsideratë ngjashmërinë në emërtim, mund të thoni se përditësimi nuk do të sjellë ndryshime të mëdha por jo.

Ai do të sjellë një sërë veçorish të reja të cilat pritet të ndryshojnë mënyrën sesi përdorin pajisjen tuaj Windows dhe telefonin tuaj.

Ndryshime priten në frontin e pamjes kozmetike ku Microsoft do të sjellë sistemin e ri Fluent Design.

Përditësimi gjithashtu do të sjellë aplikacione të reja kreative nga Microsoft, një integrim më të thellë me OneDrive si dhe një “timeline” ku mund të kaloni në aktivitetet tuaj të mëparshme në kompjute.. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>