Lajmet

Microsoft zbulon më tepër rreth “Windows Blue” dhe konferencës “Build 2013”

Mar 27 2013
0 Shpërndarje
Microsoft zbulon më tepër rreth “Windows Blue” dhe konferencës “Build 2013”

Më në fund Microsoft ka zbuluar më tepër për “Windows Blue”, emri i koduar për teknologjinë e ardhshme të Windows.

Microsoft po punon me planin për të avancuar pajisjet dhe shërbimet, një set planesh që kompania i referohet si Blue.

Këto plane pritet të manifestojnë përmirësime për Windows në një gamë të gjere pajisjesh duke filluar nga smartfonët deri tek tabletet dhe serverat. Po ti referohemi Windows 8, Blue mund të përfshijë ndryshime përsa i përket personalizimit (paraqitja e ndërfaqes Metro), multitasking (përmasat e dritareve dhe vendosja e tyre), version i ri i Internet Explorer.

Në blogun zyrtar te kompanisë gjithashtu theksohej se Microsoft është drejt ndryshimit të strategjisë pasi biznesi do të kalojë nga një kompani softuerësh në një kompani pajisjesh dhe shërbimesh.

Përsa i përket konferencës së ardhshme Build 2013 do të jetë në datat 26-28 qershor në qendrën Moscone në San Francisco.

Me siguri në të do të flitet për të ardhmen e Windows duke përfshirë këtu Windows Server, Windows Azure dhe Visual Studio. (PCWorld Albanian)

Windows Blue

Lajmet e fundit>