Harduer

Microsoft zbulon pajisje shtesë për tablet

Jul 30 2012
0 Shpërndarje
Microsoft zbulon pajisje shtesë për tablet

Grupi harduerik i ndërmarrjes Microsoft ka paraqitur gjatë mëngjesit të ditës së sotme një varg pajisjesh të reja mobile.

Katër pajisjet e reja, të gjitha të drejtuara me Bluetooth, synohen që të jenë për tabletët Windows dhe laptopët. Microsoft thotë që ata poashtu do të punojnë me tabletët për iOS dhe Android, që ndihmon në shpjegimin e arsyes për lëshim të këtyre pajisjeve para daljes më 26 tetor të Windows 8.

Tastiera Wedge Mobile

Nga tre produktet e reja, Wedge Mobile Keyboard është më produkti më interesant. Qeska nga goma e trashë ndihmon në mbrojtjen e pajisjes gjatë transportit.
Vetë tastiera ka një ndjenjë të qëndrueshme, falë një pjese të veshur nga goma në pjesën e poshtme të pajisjes që mbanë tastierën në vend gjatë shkrimit në të. Një rikthim energjik i butonëve në vend pas shtypjes e bën të lehtë shkrimin në të.

Tastiera në të vërtetë është dizajnuar për Windows 8, me katër butonë të posaqëm dhe një buton “Windows 8” që e ka logon e re të Windowsit. Pakënaqësia e vetme të cilën mund ta keni me këtë tastierë është çmimi prej 79.95 dollarësh, megjithëse kjo është më lirë se një tastierë /iPad dock combo që kushton 98 dollarë. Megjithëse është qeskë prej gome, mbështetja nga Microsoft nuk ofron të njëjtën lidhshmëri me mundësitë e mbushjes si iPad Dock nga Apple.

Miu Wedge Touch

Wedge Touch Mouse mund të bjerë poashtu mjaft shumë në sy. Dizajni i vet këndor dhe thellësia e cekët do ta bëjnë atë një shoqërues mjaft të mirë gjatë udhëtimit, por nuk është pa disa veçori të mirëseardhura.

Një senzor BlueTrack do t’ju mundësoj që ta përdorni miun në pothuajse çdo sipërfaqe, që është gjë e dobishme kur hapësira e punës është e kufizuar dhe keni nevojë që ta vendosni diku miun. Dhe në vend se të rrotulloni rrotën, Wedge Touch Mouse ka një rrotullim katër-rrugor të bazuar në prekje që punon në çdo pikë përgjatë sipërfaqes së miut. Rrotullimi katër-rrugor është një gjë shumë e përshtatshme për ndërfaqen Metro të Windows 8.

Wedge Touch Mouse mund të mos përdoret për punë të gjata dhe të ndërlikuara, për shkak të madhësisë së vet të vogël, por ai duket se punon mirë me zhvendosjen bazike për tablet.

Microsoft kësaj pajisjeje i ka vënë një çmim prej 69.95 dollarësh. Kjo vërtetë mund të jetë e shtrenjtë. Le të presim derisa të zbresë çmimi nën 50 dollarë.

Miu Sculpt Touch

Nëse nuk dëshironi që të prisni që miu Wedge Touch të bëhet më i përballueshëm për nga çmimi, ju gjithmonë mund ta shikoni miun Sculpt Touch që kushton 49.95 dollarë.

Sculpt çalon për nga senzori BlueTrack për dallim nga Wedge Touch Mouse dhe ai ka vetëm një zhvendosje të rrotullimit katër-rrugor, për dallim nga hyrja me prekje e Wedge që përfshinë sipërfaqen. Derisa Sculpt mund të përshkruhet më së miri si një mi gjatë udhëtimeve, ai gjithashtu duket një prekje më e madhe se Wedge. Kjo dhe forma e vet e njohur e bëjnë Sculptin një përkim më të mirë nëse dëshironi një mi mobil për punë më serioze.

Tastiera Sculpt Travel

Në fund, Microsoft do të ketë një version shoqërues të tastierës së vet Comfort Curve që do të jetë në dispozicion në javët e ardhshme.

Në çmimin prej 49.95 dollarësh, tastiera është e thjeshtë dhe pajisje mjaft e mirë pa kabllo për të shkruar. Kjo pajisjet poashtu përmbushë linjën Sculpt si brendi më i përballueshëm për nga çmimi për produktet Wedge.(PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>