Lajmet

Microsoft zbulon planet për krijimin e një platforme të gjerë lojrash

Mar 7 2015
0 Shpërndarje
Microsoft zbulon planet për krijimin e një platforme të gjerë lojrash

a7a9bb3d4f071e93044e3bbaedbdf1cb0146ac6e

Në Maj të vitit 2006, Bill Gates lajmëroi se përdoruesit e Xbox do të jenë të aftë të lidhen, ndërveprojnë dhe komunikojnë me miqtë e tyre në sajë të një platforme të gjerë lojrash. Realizimi i kësaj ideje ishte pikërisht shërbimi Games for Windows Live, një shërbim aq i pasuksesshëm sa Microsoft vendosi ta mbyllte.

Tani, 8 vjet më pas kompania është duke e konsideruar sërisht ndërtimin e një platforme të tillë. Në Konferencës e Zhvilluesve të Lojrave të këtij viti, Phil Spencer kreu i Xbox foli sërisht për planet të cilat si fillim u prezantuan në eventit të Windows 10 në Janar. Spencer shpjegoi se qëllimi i tyre është që përdoruesit të luajnë lojra kudo që ata janë. Microsoft po përpiqet ta bëjë më të thjeshtë për zhvilluesit krijimin e lojërave njëkohësisht për PC, smartfon, tablet apo console në formën e aplikacioneve universale. Përdoruesi mund të  luajnë lojën dhe ta përdorin atë në pajisje të ndryshme. Progresi i lojës tuaj do të ruhet nga një pajisje në tjetrën.

Kjo është tepër e ngjashme me shërbimin Games që u lançua para disa vitesh por problemi i madh i tij ishte mungesa e softuerëve që do të korigjohet në këtë platformë të re që kompania mendon të sjellë. Zhvilluesit e vlerësuan shumë idenë e lehtësisë të përdorimit të një loje në më shumë se një platform

Microsoft duket shumë më serioz për planet e saj mbi këtë platformë por ka akoma shumë pengesa për tu kaluar. Lojrat në PC përbëjnë janë dominuese të tregut dhe ofrojnë një zgjedhje më të gjerë dhe me çmime më të ulta se lojërat që ofrohen në dyqanin virtual të Xbox. (PC World Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>