Lajmet

Microsoft zbulon që folderët janë duke ardhur në Windows Phone 8.1

Jul 2 2014
0 Shpërndarje
Microsoft zbulon që folderët janë duke ardhur në Windows Phone 8.1

windowsphonefolders1_1020.0_standard_640.0Microsoft gjithmonë ka ndërmarrë një qasje të thjeshtë për menaxhim të aplikacioneve në Windows Phone, duke iu shmangur ndërfaqeve të folderëve që përdorin iOS dhe Android. Siç duket, kjo gjë është duke ndryshuar. Një artikull tashmë i larguar në faqen për Windows Phone të Microsoft-it ka zbuluar që kompania është duke planifikuar që të mbështes folderët për aplikacione në ekranin fillestar. Metoda do të punojë ngjashëm me iOS-in, ku ju e vendosni një Kartë sipër një tjetrës dhe kështu formoni një folder i cili mund të riemërohet. Aplikacionet më pas mund të qasen nga brendia e aplikacionit.

Microsoft thotë që për të krijuar folderë në ekranin fillestar “ju duhet të instaloni Windows Phone 8.1 në telefonin tuaj,” që sugjeron që ky funksion është duke ardhur në Windows Phone 8.1, në vend se të vijë në të gjitha versionet e këtij sistemi. The Verge ka mësuar që Microsoft është në fazat përfundimtare të testimit të përditësimit të vet të parë për Windows Phone 8.1, që pritet të dalë në korrik ose gusht. Funksioni i folderit do të mund të punonte në një mënyrë të ngjashme, por në një mënyrë më të përshtatshme për metodën të cilën Nokia e përdori për të sjell funksione të ngjashme për folder në Windows Phone 8 më herët gjatë këtij viti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>