Harduer

Microsoft zbulon tabletin Surface me Windows 8 Pro

Nov 30 2012
0 Shpërndarje
Microsoft zbulon tabletin Surface me Windows 8 Pro

Microsoft ka zbuluar detaje kyçe mbi Surface me Windows 8, përfshi çmimin, specifikimet dhe muajin se kur mund të blini një kopje.

Surface me Windows 8 Pro ngjan shumë me tabletin Surface RT fillimisht, por shumë gjëra janë ndryshe. Surface RT funksionon me një procesor ARM-based që do të thotë se nuk mund të përdoren programet e ndërtuara për procesorët Intel.

Surface me Windows 8 Pro nga ana tjetër ka një procesor Intel Core i5. Pra, tek ai mund të instalohen programe si Photoshop, QuickBooks etj.

Specifikime të tjera:

Ekran 10.6-inçme rezolucion 1920×1080 full HD

4 GB RAM

Bluetooth 4.0

Wi-Fi

Dy kamera 720p, para dhe prapa

Full-size USB 3.0 port

Suporton Mini DisplayPort për lidhje me ekran 2560×1440 (pra, mund të përdorni një Apple Thunderbolt Display me të)

Laps special Surface

Surface me Windows 8 Pro vjen me dy kapacitete – 64 GB (899 $) dhe 128 GB (999 $).

Microsoft-i nuk dha datën ekzakte të lançimit, por tha vetëm se ato do të jenë në shitje nga janari. (PCWorld Albanian)

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>