Harduer

Microsoft zbulon tabletin Surface me Windows 8

Jun 19 2012
0 Shpërndarje
Microsoft zbulon tabletin Surface me Windows 8

Ndërmarrja Microsoft ka zbuluar brendin e vet të tabletëve Surface. Kompjuterët do të funksionojnë me sistemin e ri operativ Windows 8 dhe do të përmbajnë procesorë të Intel apo ARM.

Kjo i mundëson kompanisë që të sfidoj iPadin e Apple, me një pajisje që përdor aplikacionet standarde si Office dhe Photoshop. Në anën tjetër, ky tablet e vë Microsoftin në garë të fortë me prodhuesit tjerë që planifikojnë të lansojnë tabletë të dizajnuar për Windows 8.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Steve Ballmer, deklaroi se ai dëshironte t’i jepte softuerit “harduerin e vet konkurrues”. Pajisjet kanë ekrane 10.6 inçësh (26.9cm), mbajtëse të integruara si dhe posedojnë korniza magneziumi- të cilat kompania i përshkruajti si kornizat e para të këtij lloji.

Tabletët e bazuar në ARM janë të hollë 9.3mm (0.4 inç), pak më të hollë se iPad- dhe funksionojnë në versionin Windows RT të sistemit të ri. Verge raportoi se çipat do të ndërtohen nga Nvidia. Versionet me teknologjinë x86 të Intelit funksionojnë me sistemin operativ Windows 8 Pro dhe janë të hollë 13.5mm (0.5 inç). Specifikat tregojnë që tabletët Surface kanë ekrane më të mëdha se iPad por peshojnë më shumë.

Përdorimi me laps

Pajisjet janë të dizajnuara që të punojnë me një laps të cilin kompania e quan “ngjyra digjitale”. Kur lapsi të mbahet afër ekranit, atëherë tableti e injoron prekjen me dorë dhe përdor ngjyrën me 600dpi (pika për inç).

Versioni i bazuar në ARM do të jetë në dispozicion me dy opsione ruajtjeje 32GB (gigabajt) ose 64GB. Microsoft konfirmoi se çmimi i tabletit do të jetë pak a shumë i ngjashëm me atë të tabletëve që përdorin procesorin e njëjtë.

Kompania gjithashtu shtoi se versionet e bazuara në Intel do të ofrohen me 64 ose 128GB, si dhe do të kenë çmimin e ngjashëm me atë të laptopëve ultrabook.

Çipa të ndryshëm

Një analist i teknologjisë i tha BBC-së, se prodhuesit e tjerë të harduerëve do të ndihen të hidhëruar nga ky lajm. “Microsoft mund të ofroj çmime konkurruese për këto specifika për shkak se nuk ka nevojë të paguaj për licensa të softuerit Windows, që shumë prodhues tjerë duhet të paguajnë, dhe kjo do t’i hidhëroj shumë prodhuesit tjerë të tabletëve,” tha Carolina Milanesi, nënpresidente e hulumtimit në kompaninë konsulente Gartner.

Ajo shtoi se firma duket e fokusuar në pjesët specifike të tregut, për ta bërë një pajisje më të fuqishme sesa iPad. “Ata duket se po shënjestrojnë audiencën profesionale,” tha ajo. “Prandaj ata do të luftojnë me Apple sidomos për sektorin e korporatave. Çmimi do të jetë faktori kryesor.”

Në anën tjetër, firma hulumtuese Forrester deklaroi se fokusi i tabletëve të bazuar në ARM do të jenë konsumatorët, dhe jo sektori i ndërmarrjeve. Mirëpo njëri prej analistëve të kësaj kompanie paralajmëroi se ekziston rreziku që konsumatorët t’i ikin kësaj pajisjeje në rast se ka dallime në mes të dy llojeve të tabletit. Kjo do të jetë hera e parë që Microsoft do të ofroj një version të kompjuterëve të dizajnuar për çipat e bazuar në arkitekturën e ARM-së.

“Microsoft do të jetë armiku kryesor i vetvetes në këtë treg,” deklaroi në një shkrim blog, Sarah Rotman Epps.

“Konsumatorët nuk janë mësuar të mendojnë rreth çipave. Zgjedhja është faktori kryesor i Windows, mirëpo edhe shumë zgjedhje mund të jenë një telash për konsumatorët. Apple e bënë këtë shumë mirë, duke kufizuar opsionet e iPadit në vetëm dy ngjyra, ruajtje dhe lidhje.”

Ambiciet e ARM-së

Përkundër mundësisë për konfuzitet, prodhuesi britanik i çipave ARM deklaroi se është mjaft “i entuziazmuar” nga ky lajm. Dizajnet e firmës tashmë janë vërtetuar nga prodhuesit e smartfonëve, mirëpo përkrahja e Microsoft për teknologjinë e saj në Windows 8 ofron një mundësi për zgjerim në tregun e dominuar nga Intel dhe AMD. “Kjo tregon një të arritur shumë të madhe në rrugëtimin e Microsoftit për të zgjeruar pëkrahjen për sistemin operativ Windows dhe arkitekturën ARM,” tha Lance Howarth, nënkryetar për marketing në ARM.  (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>