Harduer

Microsoft zbulon tastierat e reja për Surface Pro 3 që janë 68 % më të mëdha sesa paraardhëset

May 21 2014
0 Shpërndarje
Microsoft zbulon tastierat e reja për Surface Pro 3 që janë 68 % më të mëdha sesa paraardhëset

P1330935-798x310Për t’ju përshtatur linjës së re të hibridit Tablet-Laptop Surface Pro 3, Microsoft ka zbuluar version e ri të tastierës për modelet Surface Pro 3. Panos Panay, Zv Presidenti për produktet Surface Pro tek Microsoft, ka prezantuar aksesorin e ri në një llojshmëri ngjyrash si portokalli, të zezë, të purpurt, blu të errët dhe blu të hapët.

Panay tha se Microsoft ka vendosur një “energji” të re në “TrackPadin” e ri në përgjigje të kritikave kundër paraardhësit. “Ne nuk kemi marrë asnjë lavdërim rreth Trackpadit tonë”, shpjegoi ai. “Unë jam i drejtpërdrejt. Unë e kam dëgjuar. Ne e kemi dëgjuar. Madje edhe inxhinierët e kanë dëgjuar”, tha Panay duke ju drejtuar kritikëve.

surfacepro3_9-730x412“TrackPad” i ri është 68 % më i madh se paraardhësi. Microsoft tha se gjithashtu ka ulur lodhjen e përdoruesit dhe e ka bërë eksperiencën e re me këtë tastierë shumë më të shpejtë. Microsoft është përpjekur shumë për të përmirësuar këtë aksesor. Ky aksesor e bën tabletin e Microsoft të duket më shumë si një laptop tradicional. Hardueri aktualisht është i kapur tek ekrani përmes një magneti që e bën pajisjen të duket si një njësi kohezive. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>