Lajmet

Microsoft zgjeron kufirin e madhësisë së skedarëve

Sep 2 2014
0 Shpërndarje
Microsoft zgjeron kufirin e madhësisë së skedarëve

OneDrive-786x305Microsoft ka filluar ta bëjë zgjerimin e kufirit të madhësisë së skedarëve të OneDrive nga 2 GB në një maksimum të ri të panjohur. Ndryshimi ishte vërejtur së pari nga përdoruesi i Reddit-it, megaman821 dhe u konfirmua nga shumë replika në faqe.

“Siç e përmendëm në zërin tonë të përdoruesit, ne kemi filluar punën për zgjerim të kufirit të madhësisë së skedarit për të gjitha llogaritë në OneDrive,” tha një zëdhënës i kompanisë Microsoft për The Next Web. “Ne kemi filluar procesin me një numër të vogël të konsumatorëve dhe do të vazhdojmë që ta lëshojmë atë për bazën tonë të plotë me konsumatorë. Ne do të kemi ende për të treguar në lidhje me këtë përditësim në një të ardhme të afërt, kështu që rrini të akorduar me blogun OneDrive.”

Tema për dëgjimin e zërit të përdoruesve ka marrë 280 vota deri tani dhe përmban një shpjegim nga menaxheri i Programit të Grupit të Microsoft-it, Omar Shahine. “Nuk është arbitrar,” thotë Shahine. “Është thjesht një kufi i vjetër për largimin e të cilit kemi qenë duke punuar shumë gjatë tashmë. Lajmi i mirë është që ne jemi duke punuar në mënyrë aktive për këtë.”

Fakti që Shahine thotë “largimin” në krahasim me “rritjen” ka çuar disa përdorues të OneDrive të spekulojnë që të gjithë skedarët së shpejti do të pranohen për t’u ngarkuar në shërbim. I pyetur për të dhënë më tepër sqarime në lidhje me këtë, zëdhënësi nga Microsoft tha që kompania nuk ka asgjë tjetër për të treguar.

Në fakt, është vetëm çështje koha derisa Microsoft ta fillojë këtë proces. Dropbox ka një kufi të ngarkimit prej 10 GB, ndërsa Google Drive e ka këtë kufi prej 5 TB. Se a do të ketë një kufi të ri specifik nuk është gjë edhe aq me rëndësi. Nëse Microsoft e rrit atë duke e çuar në terabajtë, si Google, përmirësimi me siguri do të mund të ishte i mjaftueshëm për pothuajse çdo kënd. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>