Lajmet

Microsoft zhbën përditësimet e Intel për Spectre 2

Jan 30 2018
0 Shpërndarje
Sipas prodhuesit të Windows, përditësimet e Intel mund të shkaktojnë destabilizim të sistemit operativ, korruptim të skedarëve, humbje të dhënash dhe rindezje të shpeshta të kompjuterit. Microsoft zhbën përditësimet e Intel për Spectre 2

Microsoft publikoi ditën e Hëne një përditësim urgjent sigurie i cili do të zhbëjë përditësimin e Intel për Spectre i cili ka shkaktuar probleme të shumta tek konsumatorët.

Microsoft tha se përditësimi specifikisht ç’aktivizon përditësimin për Spectre 2.

Përditësimi i radhës vjen katër javë pasi Intel konfirmoi se çipet e kompanisë preken nga problemet e sigurisë së njohura si Spectre dhe Meltdown.

Sipas prodhuesit të Windows, përditësimet e Intel mund të shkaktojnë destabilizim të sistemit operativ, korruptim të skedarëve, humbje të dhënash dhe rindezje të shpeshta të kompjuterit.

Microsoft tha se përditësimi do të ndalojë rindezjen e papritur të kompjuterëve.

Problemi i sigurisë Meltdown ishte specifik për çipet Intel dhe ARM. Ndërsa Spectre ka prekur thuajse çdo pajisje kompjuterike moderne me procesorë Intel, AMD dhe ARM. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>