Lajmet

Microsoft zyrtarizon Outlook Premium, pas muajit Mars kushton 50 dollar në vit

Feb 15 2017
0 Shpërndarje
Microsoft prezantoi zyrtarisht ditën e sotme shërbimin premium të postës elektronike Outlook.com i cili sjell me vehte e-mail-et e personalizuara. Microsoft zyrtarizon Outlook Premium, pas muajit Mars kushton 50 dollar në vit Photo Source: Outlook Premium

Shërbimi i njohur si “Outlook.com Premium,” mbante siglën “Preview” deri ditën e sotme. Ky shërbim ishte zhvilluar jo vetëm për bizneset e vogla por edhe familjet kur të abonuarit mund të përdorin deri në pesë e-mail-e të personalizuara.

Sipas Thurrot.com, deri në fund të Janarit përdoruesit përfitojnë 12 muaj shëbim për 20 dollar më pas kostoja do të shkojë në 50 dollar.

Prej vitesh Microsoft ka promovuar abonimet e shërbimeve por me mbërritjen e Windows 10-ës, sistemit operativ si një shërbim, kompania shtoi përpjekjet me abonimet.

Përveç Outlook.com Premium mund të përmendin Outlook pa reklama i cili kushton 20 dollar dhe Grove Music si dy shërbime që bazohen në këtë model biznesi.

Në Korrik të vitit të kaluar Satya Nadella shprehej se një prej mënyrave sesi të gjenerojnë fitim nga një sistem operativ “falas” ishte monetizimi i shërbimeve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>