Analiza

Microsoft:71 % e aplikacioneve në Windows Phone janë instaluar në telefonët buxhetor

Dec 24 2014
0 Shpërndarje
Microsoft:71 % e aplikacioneve në Windows Phone janë instaluar në telefonët buxhetor

windowsblue-100019270-galleryBazuar në të dhënat më të fundit të Microsoft për platformën mobile Windows Phone, ju sugjerojmë zhvilluesve të krijojnë aplikacione veçanërisht për smartfonët e parametrave të ulët.

Mund të pyesni pse? Sepse një pjesë e madhe e aplikacioneve të shkarkuara nga Windows Phone Store kanë gjetur vend në telefonët buxhetor që kanë 512 MB RAM.

Microsoft, një telefon i cili ka 512 MB RAM ose më pak, e konsideron të parametrave të ulët (Buxhetor). Kjo do të thotë nëse një aplikacion kërkon më shumë RAM se kaq, atëherë përdorshmëria e tij do të jetë e limituar vetëm në disa telefonë të parametrave të lartë. Dhe mos të harrojmë faktin se Microsoft është duke u përqendruar kryesisht në prodhimin e telefonëve buxhetorë.

Nëse ne do të ishim zhvillues të Windows Phone, atëherë do të ishim gjendur duke punuar në aplikacione që kërkojnë më pak RAM dhe që funksionojnë mjaft mirë në telefonët e parametrave të ulët dhe mesatarë si Lumia 530, 620, 625, 630 dhe 720. Janë përdoruesit e këtyre smartfonëve ata që kanë një aktivitet të lartë në dyqanin e aplikacioneve të platformës mobile.

Numri më i lartë i aplikacioneve është shkarkuar në shtetin mëmë të Microsoft, SHBA. Më pas vijojnë Kina dhe India në vendet e dyta dhe treta respektivisht. Ekzistojnë përdorues potencial edhe në Francë, Britani, Brazil, Meksikë dhe Rusi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>