Siguri

Microsoft arnon 11 lëshime, 4 prej tyre kritike

Sep 14 2010
0 Shpërndarje
Microsoft arnon 11 lëshime, 4 prej tyre kritike

“Miku ynë i vjetër Stuxnet është kthyer” tha Jason Miller, menaxher i ekipit të të dhënave dhe sigurisë për menaxhim të arnimeve pranë Shavlik Technologies, duke iu referuar një krimbi që është paraqitur para dy muajve dhe ka sulmuar kompjuterët Windows që përdoren në sistemet kontrolluese industriale në kompani dhe fabrika të mëdha prodhuese. “Hulumtuesit kanë dekompajluar krimbin dhe kanë kuptuar se po bënë diçka tjetër” shtoi Miler. Ajo gjëja tjetër që po bënte ai ishte keqpërdorimi i një lëshimi në shërbimin e printimit spooler në Windows, një fakt që ekspertët e Symantec dhe Kaspersky i kanë raportuar Microsoft-it.

Microsoft arnoi softuerin me MS10-061 gjatë ditës së sotme, por ka shtuar se dy lëshime tjera më të lehta, të raportuara nga Kaspersky dhe tjetra nga inxhinierët e Microsoft, do të adresohen në një përditësim të ardhshëm.

Stuxnet kishte përdorur edhe një vrimë në shkurtesat në Windows për të komprometuar kompjuterët, por në gusht Windows bëri një arnim emergjent dhe rregulloi atë çështje.

“Fakti që Stuxnet vë në cak kompjuterë me lëshime të paidentifikuara më parë e bënë krimbin të veçantë në mesin e malware të tjerë” tha Alex Gostev, shef i sigurisë pranë Kaspersky, në një e-mail për ComputerWorld gjatë ditës së sotme. “Është hera e parë që përballemi me një kërcënim që ka kaq shumë surpriza”.

Sipas të dhënave nga Symantec, në korrik kompjuterët në Iran u goditën mjaft rëndë nga Stuxnet. Siemens, softueri kontrollues i së cilës është sulmuar nga Stuxnet, sot ka thënë se krimbi ka infektuar së paku 14 fabrika të saja.

Gjithashtu Microsoft ka paraqitur edhe përditësimin MS10-062 që adreson një lëshim në kodeksin MPEG-4, që mund të pëdoret nga Hakerët për të bërë sulme në lëvizje, me ç’rast kompjuteri i përdoruesit sulmohet kur thjeshtë vizitohet një ueb faqe e dëmshme që shërben kod të dëmshëm në një media skedarë. MS10-061 dhe MS10-062 janë dy përditësime që Microsoft i ka quajtur emergjente.

Në total, Microsoft sot ka lëshuar nëntë arnime, katër të shënuara si kritike, kurse të tjerat janë etiketuar si të rëndësishme. Të nëntë arnimet kanë mbyllur 11 lëshime individuale.

Përditësimet e sigurisë së këtij muaji mund të shkarkohen dhe të instalohen përmes Microsoft Update dhe Windows Update Services, si dhe përmes Windows Server Update Services. /pcworld.al

Lajmet e fundit>