Siguri

Microsoft arnon një lëshim me shkurtesat në Windows

Aug 2 2010
0 Shpërndarje
Microsoft arnon një lëshim me shkurtesat në Windows

Përditësimi i softueritdo të arnojë lëshimin në mënyrën sesi Windows XP, Windows Vista dhe Windows 7 trajtojnë shkurtesat, të njohur edhe si skedarë .Ink. Microsoft ka thënë se ka parë në rritje të dukshme të tentimeve nga hakerët gjatë ditëve të fundit për të shfrytëzuar vrimën e sigurisë, që iu mundëson atyre të kenë nën kontroll një përdorues duke e mashtruar atë që të klikojë në shkurtesat e infektuara.

“Ne jemi në gjendje të konfirmojmë se gjatë ditëve të fundit, kemi parë një rritje të vazhdueshme të tentiemve për të shfrytëzuar këtë lëshim” tha Christopher Budd, një menaxher i lartë për siguri pranë Microsoft. “Ne besojmë fuqishëm se përditësimi “jashtë orarit” është gjëja më e mirë për të na ndihmuar në mbrojtjen e konsumatorëve tanë”.

Microsoft pritet që të paraqes arnimin gjatë ditës së sotme, dhe përdoruesit e Windows këshillohen që të inciojnë një përditësim të sistemit në mënyrë që të sigurojnë kompjuterin e tyre ndaj sulmeve dhe të arnojnë lëshimin.

Microsoft së pari ka paralajmëruar përdoruesit rreth lëshimit me 16 korrik të këtij viti. Më pas ekspertët e sigurisë këshilluan përdoruesit e Windows për një zgjdhje “dytësore” derisa në fund u paraqit edhe arnimi. Microsfot ka shpalsour detaje rreth arnimit në ueb faqen e saj, që u ka treguar përdoruesve sesi të parandalojnë ikonat e skedarëve .Ink që të shfaqen në desktopin e kompjuterëve të tyre.

Lajmet e fundit>