Lajmet

Microsoft Day në Shqipëri

Dec 16 2010
0 Shpërndarje
Microsoft Day në Shqipëri

Konferenca nisi me fjalimin hyrës të z.Arsen Kurti, i cili shfaqi një video ku ofrohej qartë vizioni i Microsoft për vitin 2019.

Në këtë video shfaqeshin ekrane të holla dhe transparente të ndjeshme në prekje, e të cilët mesa duket për Microsoft përbënin të ardhmen.

Celularët do të jenë tejet të hollë dhe me prekje, ato do të ngjasojnë me një kartelë krediti, pastaj planimetria në të cilën ju do të mund të shikoni një imazh mund të ndryshohet dhe të dhënat e një ekrani mund të kalohen lehtësisht në një ekran tjetër me formën tërhiq dhe lësho, e gjithashtu priten shumë e shumë inovacione të tjera.

z.Kurti në fund theksoi se nisur nga këto që u shfaqën nuk duhet lënë anash edhe lajmi se vizioni i Microsoft i vitit 2000 është realizuar deri në nivelin 90%. “Microsoft shpenzon rreth 9.5 bilion dollar në kërkime në mënyrë që ky vizion të përmbushet”.

Teknologjia mbizoteruese në këtë eveniment emri i së cilës u lakua shumë hërë ishte pikërisht teknologjia Cloud. Më anë të saj përdoruesi paguan vetëm sasinë e aplikacionit që përdor. Dy pjesët përbërëse të kësaj teknologjie janë shërbimi i klientit dhe dhënësi i shërbimit që lidhen së bashku nga could.

Çdo produkt u prezantua në mënyrë të veçantë në një hapsirë kohore prej 40 minutash. Produkte të tjera të cilat u përmendën në konferencë pervec could janë: Microsoft Exchange Server SP1 me instalimin e ri automatik të prerekuisiteve, Microsoft Lync që do të thjeshtësoj komunikimin në ndërrmarje, HP multiseat solution me anë të cilit shumë monitore lidhen vetëm me një njësi qëndrore por punojnë si kompjutera të ndryshem, Hyper-V R2 etj.

Microsoft kishte dhe një showroom një njerën prej sallave në të cilën u prezantuan produkte të ndryshme si PC nga HP, IP TV nga Albtelecom si dhe Xbox Kinect i cili ishte më i popullarizuari në showroom.
Shpresojmë që dhe kompani të tjera si Microsoft do të shprehin interes në tregun Shqiptar dhe do të organizojnë konferenca të tilla konstruktive dhe që japin prezantim të produkteve në nivel të dorës së parë dhe që mund të preken nga të pranishmit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>