Biznes

Microsoft dhe Yahoo vazhdojnë avancimin e marrëveshjes së tyre

Aug 31 2010
0 Shpërndarje
Microsoft dhe Yahoo vazhdojnë avancimin e marrëveshjes së tyre

Megjithatë, dy kompanitë vazhdojnë t’iu ofrojnë vetes hapësirë shtesë ndaj kësaj date. “Microsoft dhe Yahoo do të vazhdojnë të kërkojnë të dhëna hyrëse nga reklamuesit gjersa jemi në procesin e përfundimit të tranzicionit” tha menaxheri gjeneral i Microsoft David Pann, në një blog post. “Gjersa ne mund të presim se tranzicioni i kërkimit të paguar të përfundojë në tetor, dhe ne jemi rrugës për të arritur këtë, ne ende mund t ë kemi vonesa dhe mund të shtyjmë këtë proces nëse shohim pengesa”.

Për pjesën e saj, Yahoo ka disa vegla për reklamuesit në ueb faqen e saj, duke përfshirë një krahasim të veçorive, listë kontrolluese të tranzicionit dhe një gjenerues të raportit të përshtatshmërisë. “Ne rekomandojmë që ju të rishikoni raportin e përshtatshmërisë dhe të arnoni mospërshtatjet mes fushatave tuaja të tanishme në Yahoo dhe platformën AdCenter para se të filloni tranzicionin” tha Yahoo në blogun e saj.

Yahoo javën e kaluar filloi me fuqizimin e Bing për rezultatet e saja kërkuese në SHBA dhe Kanada, kurse lëvizja për të përdorur rezultatet e Bing dhe veglat reklamuese të Microsoft është pjesë e një marrëveshjeje 10 vjeçare mes dy kompanive, që synon fuqi më të madhe të përbashkët ndaj liderit të tanishëm të tregut Google.

Lajmet e fundit>