Softuer

Microsoft do të lansojë me 26 tetor, Office for Mac 2011

Sep 28 2010
0 Shpërndarje
Microsoft do të lansojë me 26 tetor, Office for Mac 2011

Më herët gjatë këtij muaji, faqja e produkteve në Amazon bëri të ditura se suita softuerike do të ofrohet në treg me 26 tetor, por Microsoft zyrtarisht nuk ka konfirmuar atë datë deri më sot.

Disa opsione janë në ofertë në Amazon. Një licencë e vetme për Microsoft Office for Home dhe Student 2011 do t’ju kushtojë 119.99 dollarë, kurse Home dhe Student 2011 me tre licenca do t’ju kushtojë 149.99 dollarë.

Office for Mac Home dhe Business 2011 do t’ju kushtojë 199.99 dollarë për një licencë dhe 279.99 dollarë për një pako me dy licenca. Gjithashtu në ofertë janë versione të ndara apo më mirë të thënë të veçuara të PowerPoint, Word dhe Excel 2011, për një çmim prej 139.99 dollarë.

“Një prej veçorive më të dukshme është ajo që quhet Dynamic Reorder, që ju ofron mundësinë që të ndërveproni për të ri-renditur të gjitha shtresat në një dokument apo prezantim – që është një prej mënyrave për të bërë zgjidhje kreative për konsumatorët me nevoja specifike dhe që kërkojnë përvojë argëtuese” tha Microsoft në një blog post në ditën e martë. “Suita e re gjithashtu shpalos një pikëpamje të re në Word 2011, Full Screen View që tani ka dy pamje: një të përshtatur për shkrim dhe një të përshtatur për lexim. Kjo largon shpërqendrimet dhe ju fokuson më shumë në shkrim”.

Microsoft gjithashtu ka thënë se përmirësimi i performancën ishte një prioritet përgjatë suitës. “Ne shpresojmë se ju do t’i vini re menjëherë ndryshimet në shpejtësinë e lansimit të secilit aplikacion dhe në shpejtësinë e përgjithshme të tyre” tha kompania. /pcworld.al

Lajmet e fundit>