Harduer

Microsoft gati për Tablet?

Jan 6 2010
0 Shpërndarje
Microsoft gati për Tablet?

Shefi ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer në fjalimin e tij në CES 2010, pritet që të paraqes disa detaje vërtetë interesante rreth një Tablet PC-je.

Ky lajm ka buruar nga New York Times, ku thuhet se makina në fjalë do të prodhohet nga Hewlett Packard dhe do të ofrohet për konsumatorët në mes të këtij viti.

Sipas lajmit të plasuar në gazetë, Ballmer do të deklarojë se tablet-i do të jetë një lexues elektronik dhe një pajisje multimediale e shumanshme. Kjo i ngjanë pak a shumë edhe asaj që Apple do të paraqes brenda një periudhe shumë të shkurtër, përkatësisht tabletin “iSlate”.

Por kjo nuk është hera e parë që Microsoft ka shtuar diçka rreth një koncept PC Tablet dhe këtë e ka bërë dhe po e bënë me të gjitha kapacitetet që i ka. Këtë koncept është duke e promovuar qe gati 15 vite, por deri më tani ka dështuar të bëjë ndonjë ndikim në treg me pajisjen në fjalë.

Kjo i ngjason edhe traditës së Microsoft për të paralajmëruar produkte në fjalimet e saja në CES, të cilat kanë gjasa që të mos paraqiten fare në të ardhmen. Ndoshta bëhet fjalë vetëm për një tentim të Microsoft-it për të ngacmuar Apple, por megjithatë nuk i dihet. Mbetet të shihet.

Lajmet e fundit>