Softuer

Microsoft lanson Internet Explorer 9

Sep 15 2010
0 Shpërndarje
Microsoft lanson Internet Explorer 9

Microsoft ka lansuar beta versionin e parë publik të shfletuesit të ri Internet Explorer, IE9. Kompania ka bërë të ditur se shpejtësia e programit të ri dhe niveli i sigurisë do të ndryshojnë perceptimin e përdoruesve rreth uebit dhe madje do të forcojnë krijimin e një “interneti” më të bukur.

Microsoft ka thënë se çelësi për IE9 është përdorimi i harduerit kompjuterik për të përshpejtuar performancën, dhe ka demonstruar këtë duke krahasuar produktin e saj me Google Chrome. Duke pasur nivelin e njëjtë grafik testues, IE9 ishte pesë herë më i shpejtë.

Kompania gjithashtu ka demonstruar një version të i të Amazon të quajtur Book Shelf, që në vend të përdorimit të një liste me rezultatet kërkuese prezanton imazhe të ballinave të librave dhe shpalos më shumë informata kur përdoruesit klikojnë në to. Microsoft ka thënë se shpejtësia e shfletuesit të saj i mundëson Amazon që të prezantojë një version të avancuar të faqes së saj që përzihet me uebin me një ndjenjë të një librarie të vërtetë.

Shfletuesi i ri në mënyrë efektive lejon ueb faqet që të duken më shumë si aplikacione sesa ueb faqe. Duke adoptuar një ndërfaqe më të pastër, IE9 tani përdor një kuti të vetme për ueb adresa, kërkim dhe histori të uebit të përdoruesve. Duke e integruar më plotësisht me Windows, IE9 iu mundëson faqeve që të lidhen me taskbar. Kur përdoruesi vendos miun mbi këto faqe të lidhura me taskbar, ikona mund të ofrojë integrim direkt me rrjete sociale apo kontrollime të sistemit siç është lëshimi i muzikës.

Në vitet e fundit, Microsoft ka qenë nën kritika të ashpra pasi që IE6, është ende në përdorim në shumë shërbime publike dhe organizata të mëdha, pavarësisht se ka shumë lëshime të sigurisë të cilat janë shfaqur në raste të shumta. Me IE9, Microsoft shpreson të integrojë uebin më plotësisht me Windows në mënyrë që kalimi online të mos dalloj nga ai i përdorimit të programeve tjera.

Internet Explorer 9 mund ta shkarkoni këtu. /pcworld.al

Lajmet e fundit>