Biznes

Microsoft më në fund fillon fuqizimin e motorit kërkues të Yahoo

Aug 25 2010
0 Shpërndarje
Microsoft më në fund fillon fuqizimin e motorit kërkues të Yahoo

Kalimi i ditës së martë shënon hapin më të madh të radhës në një partneritet që Microsoft dhe Yahoo, e kanë nisur para 13 muajsh dhe pasi shpenzuan vite të tëra duke tentuar të zënë hapin veç e veç me Google, por vetëm mbetën prapa.

Më pas në hapat e radhës pritet që Microsoft të fuqizojë motorin kërkues të Yahoo anembanë botës, por tranzicioni në shtetet tjera nuk do të ndodh deri në vitin e ardhshëm. Teknologjia në SHBA dhe Kanada do të pranojë tani për tani vetëm kërkesa në gjuhën angleze, kurse gjuhët tjera pritet që të shtohen gjatë javëve të ardhshme. Marrëveshja nuk ndikon në Yahoo Japan, që është një kompani e ndarë që planifikon të bazohet në teknologjinë kërkuese të Google.

Pasi që rregullatorët kanë aprovuar aleancën e tyre para gjashtë muajsh, Microsoft dhe Yahoo kanë qenë duke punuar për të vë në funksion sistemet e tyre në SHBA, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të kapitalizojnë tregun e reklamimit që arrin kulmin në sezonën e pushimeve në nëntor dhe dhjetor. Tani Bing është duke fuqizuar kërkesat për kërkim në Yahoo, por sfida e radhës e Microosft është përgatitja e shërbimit të saj për marketing për të shërbyer reklama përskaj rezultateve kërkuese të Yahoo-së para festave të fund viti. Tani për tani ky biznes është në duar të Yahoo-së.

Yahoo shpreson se duke u bazuar në motorin kërkues të Micorosfot Bing, të ul shpenzimet dukshëm dhe të fokusohet në produkte tjera. Yahoo do të shes disa reklama dhe do të përdor teknologjinë e Microsoft për t’i shfaqur ato. Gjatë 10 viteve të para të partneritetit, Yahoo do të përfitojë 88 për qind të të hyrave nga reklamat prej kërkesave të kërkimit në ueb faqen e saj. Pas kësaj komisioni mund të pësojë rënie në 83 për qind apo të rritet në 93 për qind, në varësi të asaj se cila kompani trajton shitjet me reklamuesit kryesor në kërkime.

Microsoft pati tentuar ta blejë Yahoo në vitin 2008 kur pati ofruar 47.5 miliard dollarë, por më pas tërhoqi ofertën pasi dy kompanitë nuk arritën të pajtoheshin rreth çmimit. Pas kësaj erdhi partneriteti, sepse aksionet e Yahoo-së vetëm vazhduan me rënie dhe kjo u pa si zgjidhja më e mirë për ta. Microsoft shpreson se me trafikun e marrë nga Yahoo do të ketë një mirëkuptim më të mirë të kërkesave të kërkimit të njerëzve dhe do të themelojë Bing si një alternativë më të mirë ndaj Google. Nëse e arrin këtë, Microsoft do të jetë në një pozitë më të mirë që më në fund të fillojë të gjenerojë të hyra në divizionin e saj online, që ka humbur 4 miliard dollarë në kombinim me dy vitet e fundit fiskale të kësaj kompanie.

Sipas ComScore, Microsoft dhe Yahoo të bashkuar kanë 28 për qind të tregut kërkues në SHBA, që është ende larg 66 për qindëshit të Google. Yahoo ka bërë të ditur edhe pse Bing do të fuqizojë rezultatet, ato do të kenë dallime sepse inxhinierët e saj do të jenë në gjendje të bëjnë ndryshime, për të sjellë imazhe apo sugjerime tjera, të zhvilluara nga ta. www.pcworld.al

Lajmet e fundit>