Lajmet

Microsoft përgatitet për Office 15

Dec 9 2009
0 Shpërndarje
Microsoft përgatitet për Office 15

Në një post blog të gëzueshëm, Greg Lindhorst  shpjegoi se përkrahja SQL Server do të përmirësohet në versionin e radhës të suitës së Office.

“Përderisa po afrohet data e paraqitjes së Office 2010, ne jemi duke filluar të planifikojmë për Office 15” shkroi ai. “Një fushë të cilën e kemi vënë në konsiderim për përmirësim është përkrahja jonë për SQL Server. Bazuar në atë se çfarë kam dëgjuar nga komunitetit, kjo do të ishte më se e mirëseardhur”.

Ai paralajmëroi se puna është ende në ditët e para. “Keni parasysh se ne jemi në fazat fillestare të planifikimit dhe po konsiderojmë shumë fusha të ndryshme për investim. Unë për fat të keq nuk mund  të pranojnë ndonjë përmirësim të mundshëm në këtë kohë” tha ai.

Microsoft kërkoi për feedback rreth asaj se çfarë ka nevojë të arnohet, duke përfshirë edhe kur administratorët përdorin SQL Server në vend të databazës lokale për qasje, çfarë veçori nga sistemi i databazës kanë nevojë për përmirësim, dhe ide të reja rreth bërjes së zhvillimit të SQL Server më të shpejtë apo më efikas.

Office 2010 pritet që të paraqitet në treg në qershor të vitit të ardhshëm.

Lajmet e fundit>