Harduer

Microsoft planifikon tablet të rinj, konkurrent të iPad

Dec 14 2010
0 Shpërndarje
Microsoft planifikon tablet të rinj, konkurrent të iPad

Qysh prej asaj kohe, Microsoft ka pasur vështirë në zënien e hapit me pajisje të ngjashme me slates, dhe secilin vit kompania ka paralajmëruar produkte të reja, softuer apo sisteme operative që tentojnë të promovojnë një botë të re të slate kompjuterëve me bazë në Windows.

Muajin e radhës në Consumer Electronics Show 2011 në Las Vegas, Microsoft do të tentojë që sërish të prezantoj një gusht slates të rinj që pritet të ofrojnë konkurrencë ndaj Apple iPad, që shumë shpejtë është bërë lider në tregun e tabletëve.

Sipas njerëzve të afërt me Microsoft, Steve Ballmer CEO i kësaj kompanie, pritet të paralajmëroi një numër të këtyre pajisjeve në skenën qendrore të CES, duke shfaqur produkte të prodhuara nga Samsung dhe Dell, dhe siç duket do të ketë edhe partnerë tjerë të prodhimit.

Pajisja e Samsung është përshkruar me në madhësi të ngjashme me iPad, megjithëse jo aq e hollë. Ajo do të ketë një tastierë unike dhe të hollë që rrëshqet poshtë dhe mundëson shtypje të shpejtë. Njerëzit familjar me këtë pajisje thanë se Windows 7 do të jetë aktiv kur është në landscape mode, kurse një ndërfaqe tjetër do të paraqitet kur tastiera fshihet dhe pajisja mbahet në Portrait Mode.

Microsoft shpreson që këta slate të ofrojnë alternativa ndaj Apple iPad, ndërsa në anën tjetër e njëjta kompani po inkurajon partnerët që të krijojnë aplikacione për këto pajisje që përdorin HTML5. Aplikacionet thuhet se nuk do të shiten në një dyqan aplikacionesh si për Apple iTunes, por Microsoft ka inkurajuar partnerët që të vendosin aplikacionet në faqet e tyre, dhe të cilat më pas do të theksohen në një ndërfaqe kërkimi në kompjuterë slate. Është e paqartë nëse këto aplikacione do të jenë gati për CES, pasi që ende shumica janë në faza të prodhimit.

Një tjetër person i afërt me Microsoft, ka thënë se Steve Ballmer mund të demonstrojë një tablet dhe një pajisje tjetër që bazohet në versionin e ardhshëm të sistemit operativ Windows, Windows 8. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>