Softuer

Microsoft po përshpejton Windows 7 SP1?

Mar 9 2010
0 Shpërndarje
Microsoft po përshpejton Windows 7 SP1?

Sipas TechARP.com, ekzekutiv të Microsoft me qëllim patën vendosur një periudhë kohore dy vjeçare për zhvillimin e Windows 7 SP1, por siç duket kanë ndryshuar mendjen e tyre për t’iu adresuar, problemeve “serioze” të performancës.

Web faqja raporton se Microsoft do të shikojë mundësitë për të nxjerrë Service Pack-un në çerekun e fundit të vitit 2010, gjë që do të ishte një lëvizje e ngjashme me të gjitha Pakot Servisuese që janë paraqitur gjatë të kaluarës për sistemet e saja operative.

Gjiganti softuerik Microsoft pati lansuar Windows XP SP1 pothuajse dhjetë muaj pas lansimit të Windows XP dhe Vista SP1 është paraqitur 12 muaj pas Vista RTM. Megjithatë, Windows 7 është demonstruar dhe është vështirë që të identifikohen çështjet “serioze” të performancës të cilat do t’i vendos si caqe Service Pack-u.

Microsoft nuk ka dashur të komentojë asgjë rreth këtij raporti apo në përgjithësi rreth Windows 7 Service Pack, duke ofruar deklaratën standarde: “Microsoft nuk ka asgjë të re për të paralajmëruar në këtë kohë. Ne nuk komentojmë thashetheme apo spekulime”.

Lajmet e fundit>