Softuer

Microsoft shton shtresën OpenStreetMap në Bing Maps

Aug 4 2010
0 Shpërndarje
Microsoft shton shtresën OpenStreetMap në Bing Maps

OpenStreetMap është një projekt me kod të hapur për harta që mban harta të përpunueshme të tërë globit. Secili mund të editojë hartat, dhe në njëfarë forme këto harta kanë pseudonimin “Wikipedia Maps”. Modeli me kod të hapur është vërtetuar veçanërisht efektiv në rajone në zhvillim e sipër ku ka shumë pak të dhëna për harta dhe në zona ku hartat e detajuara janë kritike për misionet e shpëtimit, sikurse që ishte rasti me tërmetin në Haiti.

Shoqata për Softuer të Lirë dhe të Hapur e Kosovës apo FLOSSK është një prej shoqatave që është më aktivja në këtë aspekt dhe përmes saj u është dhënë rasti shumë të rinjve që të kontribuojnë dhe të mësojnë më shumë rreth OpenStreetMap. FLOSSK ka kontribuar me mjaft shumë detaje të rrugëve në Kosovë e Shqipëri dhe puna e tyre shihet në OpenStreetMap, dhe gjithashtu e njëjtë në shumë konferenca ka shfrytëzuar rastin të promovojë lirinë dhe përparësitë e përdorimit të OpenStreetMap dhe të softuerëve tjera me kod të hapur. Mundësia për editim i ka ofruar rastin edhe individëve tjerë që me vet dëshirë të kontribuojnë në hartat e OpenStreetMap.

Tani  Microsoft ka adoptuar projektin e OSM (OpenStreetMap) dhe ka vendosur që ta fusë në Bing Maps. Për të punuar me layers (shtersa) në Bing Maps ju duhet të keni versionin më të fundit të Microsoft Silverlight dhe një shfletues që përkrahë Silverlight. Ky nuk punon mirë me Google Chrome (Së paku sa i përket versionit për Mac), por me IE8, Firefox apo Safari nuk do të keni problem.

Për të shtuar OpenSteetMap në Bing , shkoni tek App Gallery, kërkoni diçka që quhet OpenStreetMap app, klikoni në të dhe shikimi alternativ përmes OpenStreetMap do të duhej të lansohen brenda Bing Maps.

Ju mund të vëreni se Bing Maps është duke përdorur Mapink për të ndërtuar OpenStreetMap në hartat e saja. Ju mund të ktheheni prapa dhe para me cilindo hartë duke përdorur shtresën OSM dhe çfarëdo shtresa tjera të Bing duke përdorur të njëjtin kontroll.

Microsoft kohëve të fundit ka shtuar disa veçori inovative në Bing, veçanërisht në Maps. Në qershor, paraqiti mundësinë për të shfletuar pjesë të botës në 3D dhe në shkurt demonstroi pamje panoramike dhe video specifike që mund të shikohen brenda Bing Street. Madje muajin që shkoi Microsoft paraqiti edhe një garë King of Bing përmes të cilës sfidoi zhvilluesit të krijojnë aplikacione inovative për këtë platformë. Një zhvillues me emrin Ricky Brudritt zhvilloi një aplikacion që e prezantuam në www.pcworld.al , i cili llogarit përafërsisht çmimin e taksitë në shumicën e qyteteve të SHBA-së.

Megjithatë i vetmi problem që u shfaq me paraqitjen e inovacionit të radhës në Bing nga ana e Microsoft, ishte shfaqja e kërkimit të teknologjisë së Microsoft që është fuqia prapa këtyre inovacioneve të fundit. Sepse disa po thonë që është i panevojshëm për faktin se Google Maps bënë të njëjtin funksionalitet duke përdorur JavaScript dhe ueb standarde tjera. Kjo veçanërisht ndikon në pajisje mobile, ku shumica e shfletuesve të popullarizuar nuk lejojnë plug-in si Silverlight.

Tirana

Por së paku mund të lavdërohet Bing për përkrahjen e OpenStreetMap, sepse ka shtuar edhe më shumë vëmendje në projektin me kod të hapur.

Sipas statistikave më të fundit projekti ka mbi një çerek milion pjesëmarrës, duke përfshirë edhe ata nga Kosova e Shqipëria dhe mbi 1.8 miliard GPS pika të ngarkuara në të. Përdorues të dedikuar janë duke u bërë edhe më kreativ dhe po gjejnë rrugë për të shtuar edhe më shumë detaje në hartat ekzistuese.

Vlen të theksohet se falë punës anëtarëve të FLOSSK dhe shumë të tjerëve përdoruesit që nuk dëshirojnë të përdorin Google Maps, do të kenë rastin të shohin shumë më shumë detaje rreth Prishtinës, Tiranës, Durrësit, apo cilido qytet tjetër sepse më parë Bing Maps në vete në krahasim me Google Maps ofronte shumë pak detaje për trojet tona Shqiptare.

Lajmet e fundit>