Harduer

Microsoft sjellë LifeCams Widescreen dhe High-Def

Aug 22 2009
0 Shpërndarje
Microsoft sjellë LifeCams Widescreen dhe High-Def

Microsoft dëshiron që të gjithë të ndjehen yje filmi: në produktin e ri LifeCam Cinema Webcam që përdorë sensorin amë 720p dhe ratio prej 16:9. grupi harduerik i Microsoft për një kohë të gjatë kanë prodhuar minj, tastiera, kufje, dhe mjete tjera periferike për përdorues të kompjuterëve, dhe sot kompania lajmëron shtesën e re në serinë e saj LifeCam të ueb-kamerave, LifeCam Cinema.

Ky produkt i ri dallohet për nga video HD, që mendohet të jetë ueb kamera e parë për përdorues që ofron sensorin amë me 720p dhe ratio 16:9 widescreen, e që premton pamje të mprehta dhe frame të larta edhe në kushte të pakta drite.

LifeCam Cinema poashtu integrohet në Windoes Live Movie Maker dhe Windows Live Photo Gallery, me ç’rast përdoruesit shum lehtë dhe shpejtë mund të ngarkojnë videot dhe fotot e tyre nëpër ueb faqe me karakter shpërndarës.

LifeCam Cinema pritet të dal në treg në Shtator të këtij viti, me një çmim rreth $79.96, në anën tjetër Amazon.com mundëson porositë prej 24 Gushtit.

Lajmet e fundit>