Biznes

Microsoft thotë se është e dashuruar në “Open Source”

Aug 24 2010
0 Shpërndarje
Microsoft thotë se është e dashuruar në “Open Source”

Microsoft ka qenë shpesh kritike rreth disa elementeve të komunitetit të teknologjisë me kod të hapur. Në vitin 2001, Steve Ballmer, shefi ekzekutiv i tanishëm i kompanisë, ka përshkruar Linux, sistemin operativ me kod të hapur, si “një kancer” që ka kërcënuar pronën intelektual të kompanisë që ai përfaqëson, kurse në vitin 2007, Microsoft ka akuzuar Linux dhe ofrues tjerë të softuerit me kod të hapur për shkelje të më shumë se 200 patentave të saja.

Por Jean Paoli, menaxher i përgjithshëm i ekipit strategjik për ndërveprim të brendshëm pranë Microsoft, tha se po tenton të krijojë ura mes këtyre dy komuniteteve dhe është i pajtimit se qëndrimi i Microsoft në të kaluarën nuk ka qenë gjithmonë konstruktiv.

”Ne dashurojmë kodin e hapur” tha ai për Network World, në një publikim industrial. “Ne gjithmonë kemi punuar me “Open Source” dhe mosbesimi i Microsoft ndaj kodit të hapur në veçanti ndaj Linux, ishte diçka që ndodhi në fillim, dhe shumë kohë më parë, dhe Microsoft tani ka kuptuar gabimin e saj” theksoi ai.

Paoli tha se Microsoft është e përkushtuar ndaj standardeve të hapura dhe ka përqafuar një numër të skemave për të ndihmuar në promovimin e iniciativave me kod të hapur.

Ai vazhdoi më tej duke thënë se Microsoft ka qenë e përfshirë mjaft shumë në krijimin e OData, një protokoll për të dhëna të hapura që tenton të “lirojë” të dhëna nga aplikacionet, kurse ekipi i saj Azure, që është duke hulumtuar përfitimet nga shërbimet dhe softuerët me bazë në cloud, ka paraqitur një pako zhvilluese për ata që kodojnë në PHP dhe Java, në vend të platformës pronësore .NET të Microsoft.

Lajmet e fundit>