Harduer

Microsoft Zune Pass tani në Britaninë e Madhe dhe në Europë

Sep 21 2010
0 Shpërndarje
Microsoft Zune Pass tani në Britaninë e Madhe dhe në Europë

Microsoft ka bërë marrëveshje të ndryshme me secilën prej këtyre 20 vendeve, në mënyrë që jo çdo shërbim në secilin vend, të jetë në dispozicion në secilin prej këtyre 20 vendeve.

Ky shërbim do të jetë me abonim i cili së pari do ta përfshijë Britaninë e Madhe, Francën, Italinë, dhe Spanjën, duke ofruar një varg shërbimesh pa limit për vetëm 8.99$ ose 9.99€ në muaj, por nuk ka aftësi të mbajë 10 këngë për një muaj si shërbimi amerikan i cili kushton 14.99$ në muaj.

Blerjet e këngëve do të arrijnë në Britaninë e Madhe, Itali, Spanjë, Gjermani, dhe formati do të jetë i MP3 i pangarkuar.
Kurse blerja e videove do të vijë në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Kanadë, Australi dhe Zelandë të re, me mbështetje dhe rishikim të PC-ve, Xbox Live, dhe Windows Phone 7.
Ndërsa marrja me qera e videove do të bëhet në Britaninë e Madhe, Francë, Itali, Spanjë, Gjermani, Austri, Belgjikë, Holandë, Zvicërr, Meksikë, Kanadë, Australi dhe në Zelandë të Re, dhe mund të sinkronizojnë PC-në tuaj, Xbox Live dhe Windows Phone 7.

Lajmet e fundit>