Lajmet

Microsoftit janë dashur 33 vite për të rregulluar një problem të Notepad

May 9 2018
0 Shpërndarje
Microsoft shpjegon se deri tani Notepad ofronte mbështetje për formatet EOL, CR dhe LF. Nëse dokumenti kishte këtë format, teksti shfaqej siç duhej. Microsoftit janë dashur 33 vite për të rregulluar një problem të Notepad

NotePad është në mesin tonë që nga debutimi i Windows 1.0 në 1985.

Megjithatë Microsoft janë dashur 33 vite për të rregulluar një prej problemeve më acaruese të Notepad: shfaqjen në mënyrën e duhur të tekstit.

Ndërsa mund tu duket e pabesueshme, ka qenë acarues fakti se nuk mund të lexonit tekstin e një Notepad të krijuar në Unix, Linux dhe macOS nga një kompjuter Windows.

Microsoft shpjegon se deri tani Notepad ofronte mbështetje për formatet EOL, CR dhe LF. Nëse dokumenti kishte këtë format, teksti shfaqej siç duhej.

Sakaq në Unix, Linux dhe macOS përdoreshin linja tjera karakteresh dhe formatesh të cilat kur përpiqeshit ti hapnit krijonin një mesele si në figurën e paraqitur.

Por ndërtimi më i fundit i Windows 10-ës përmban një version të përditësuar të Notepad pa problemin në fjalë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>