Harduer

Mikoroçipet Exynous dhe Kirin pritet të jenë të disponueshëm globalisht për të gjithë prodhuesit

Jul 18 2014
0 Shpërndarje
Mikoroçipet Exynous dhe Kirin pritet të jenë të disponueshëm globalisht për të gjithë prodhuesit

Samsung-and-HiSilicon-to-start-selling-chips-to-other-smartphone-manufacturersSamsung Exynous dhe HiSilicon Kirin kanë provuar se mund ti bëjnë ballë tregut të ditëve të sotme, ku që të dy prodhuesit tashmë kanë modele 64 Bit mikroçipesh me tetë bërthama dhe mbështetje për LTE.

Deri tani, secili prej këtyre mikroçipeve ka qenë një ekskluzivit i kompanive respketive, Samsung dhe Huawei, ku Exynous është implementuar vetëm në smartfonët dhe tabletët Samsung, ndërsa Kirin fuqizon pajisjet e Huawei. Gjithsesi që të dy prodhuesit kanë zbuluar planet e tyre të shitjes së këtyre mikroçipeve edhe prodhuesve të tjerë të smartfonëve.

Ky ndryshim pritet të shoqërohet me një mirëseardhje të ngrohtë duke pasur parasysh se 90 % e prodhuesve të smartfonëve janë të detyruar bashkëpunojnë me Qualcomm dhe MediaTek për blerjen e çipeve ngaqë janë të vetmit lojtarë në treg.

Hyrja në tregun global të prodhimit të mikroçipeve duke qenë të disponueshëm për të gjitha pajisjet elektronike do të sillte edhe një diversitet mes prodhuesish dhe produkte më të mira. Exynous tashmë e ka filluar këtë ekspansion duke fuqizuar disa pajisje si Lenovo K860, Lenovo P700i. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>