Lajmet

Mikroskopi në telefonin tuaj

Nov 10 2009
0 Shpërndarje
Mikroskopi në telefonin tuaj

Ky nuk është një program i ri për iPhonë. Ozcan, i cili ka krijuar kompaninë Microskia, ka ndërtuar një prototip telefoni, kamera e të cilit mund të detektojë përmbajtjen e një xhami mikroskopi në nivel qelizor, duke lexuar të dhëna si p.sh. rritja e nivelit të qelizave të bardha, çka tregon një vatër infeksioni. Më pas, informacioni dërgohet nëpërmjet telefonit drejt një laboratori apo spitali.

E veçanta e idesë së Ozcan është se zmadhimi i figurës bëhet elektronikisht dhe nuk kërkon lente të shtrenjta si ato të CellScope të prodhuar pak kohë më parë.
Ozcan thjeshtë e ka pajisur telefonin me disa dioda LED. Drita e tyre që reflektohet brenda kameras fotografike përpunohet më pas nga programi i posaçëm për të formuar imazhin përfundimtar.

Lajmet e fundit>