Ja se si

Mindmanager 8: Azhurnimi është i dobishëm por bezdisës

Feb 27 2009
0 Shpërndarje
Mindmanager 8: Azhurnimi është i dobishëm por bezdisës

altMindmanager 8 shton tipare interesante në këtë aplikacion për ide vizuale, ndërsa disa janë të dobishme dhe të besueshme, të tjerat janë me mangësi dhe duket se ndihmojnë pak.
Ideja bazë prapa programeve si Mindmanager është se mendimet e njeriut nuk përshtaten mirë në reshta të shkruar. Hartat mendore janë më vizuale, me shpjegime për çdo temë dhe nëntemë, që rrjedhin nga këto shpjegime.
Versioni i ri i Mindmanager sjell disa opsione krijuese shtesë. Mund të dërgoni një hartë interaktive tek përdoruesit që nuk përdorin Mindmanager, të shfletoni internetin dhe editoni dokumentet e Office përmes funksionit të integruar dhe të ndiqni datat e përfundimit për projektet, në mënyrë më të automatizuar. Përzierja e internetit është pjesë e versionit të ri. Aplikacioni ju lejon të bëni një kërkim në internet brenda hartës.
Mindjet Player shfaq në hartë tiparet dhe ju lejon të eksportoni një skedar si PDF interaktiv (por jo të editueshëm), të cilin mund t’ua dërgoni kolegëve. Skedarët e Player duket se punojnë shumë mirë dhe pa ndërprerje. Një përfaqësues i Mindjet tha se skedarët punojnë vetëm në Windows PC dhe në versionet 8 dhe 9 të Adobe Acrobat dhe Acrobat Reader.
Një alternativë është shërbimi në internet i Mindmanager. Postoni një hartë në hapësirën punuese online dhe ftoni bashkëpunëtorët ta lexojnë apo editojnë. Ndryshimet e tyre shfaqen në hartën e harddiskut tuaj. Por shërbimi është i shtrenjtë, me 120$ në vit për çdo përdorues.
Në menaxhimin e projekteve, Mindmanager 8 tani lejon të bëni detyra në tema të caktuara, me data të caktuara, për secilin veçmas.
Nëse nuk keni provuar ndonjë softuer për harta idesh por dëshironi të provoni, Mindmanager është zgjidhje e përshtatshme. Por nëse tashmë e përdorni, kaloni në versionin 8 ku disa cikërrima janë përmirësuar.
 

Lajmet e fundit>