Harduer

Mini kompjuteri Intel Compute Stick do të kushtojë 149 dollar për modelin Windows dhe 110 për atë Linux

Apr 26 2015
0 Shpërndarje
Mini kompjuteri Intel Compute Stick do të kushtojë 149 dollar për modelin Windows dhe 110 për atë Linux

intel-compute-stick-pc-hdtv-windows-linuxKoncepti i një kompjuteri desktop në përmasat e një USB-je nuk është diçka e re por kur një kompani si Intel përqafon këtë risi, më shumë njerëz fillojnë ti kushtojnë vëmendje.

Gjatë konferencës CES në muajin Janar, Intel prezantoi Compute Stick, një kompjuter që përfshinte një proçesor Intel Atom katër bërthamësh së bashku me 2 GB RAM dhe 32 GB hapësirë të dhënash. Gjatë muaji Prill, prodhuesi i famshëm i çipeve njoftoi se ky mini kompjuter ishte i disponueshëm për tu porositur online. Aktualisht u publikuan edhe çmimet e dy modeleve, Windows dhe Linux të cilët kushtojnë 149.99 dollar dhe 109.99 dollar respektivisht. Që të dy modelet do të jenë të disponueshme pas datës 31 Maj.

PCWorld, pati vlerësime pozitive në lidhje me këtë mini kompjuter duke i cili ofron shfletim në ueb dhe përdorimin e Microsoft Office me një performancë të pranueshme. Nga ana tjetër, PCMagazine tha se ky mini kompjuter do të vijë vetëm me modelin 32Bit të Windows 8.1. Mbase ky kompjuter i vogël nuk është në gjendje të kryejë detyra më komplekse por edhe sikur të mos ishte një mini kompjuter, çfarë mund të prisnit nga një desktop 150 dollarësh më shumë se kaq? (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>