Lajmet

Minicam i bën të lehta videot High-Def

Mar 10 2009
0 Shpërndarje
Minicam i bën të lehta videot High-Def

altFlip MinoHD (230$) nga Pure Digital vendos regjistrimin e videove high-def në xhepin e përdoruesit. Kjo kamerë e vogël me rezolucion 720p nuk do të zëvendësojë kamerën standarde HD, por do të regjistrojë shumë mirë momentet spontane që më pas t’i postoni online.
MinoHD ka përmasat 4 me 2 me 0.62 inç; pak më e madhe se iPod Nano.
Përdorimi i saj është shumë i thjeshtë. Ka shtatë butona: Record, Play/Pause, Delete, Volume Up/Zoom In, Volume Down/Zoom Out, Previous dhe Next. Të gjitha pullat janë shumë të ndjeshme në prekje, përveç butonit Record (Regjistro). Pajisja ka një ekran 1.5 inç, altoparlantë të integruar, montimin në tri-këmbësh, lidhjen USB dhe një aplikacion për shpërndarjen e videove në mënyra të ndryshme.
MinoHD mund të shfaqë sinjalin si në TV ashtu edhe në PC. Vjen me kabllot për lidhjen me portet kompozitë video dhe audio.
Flip MinoHD ruan deri në 4GB xhirim apo rreth 1 orë regjistrim. Nuk ka ndonjë vend për karta multimediale, kështu që nuk mund të shtoni më shumë hapësirë. Bateria me hekur-litium do të zgjasë rreth 2 orë përdorim, por nuk mund të zëvendësohet nga përdoruesi, bëjnë të ditur nga Pure Digital.
Kualiteti i videos ishte shumë i mirë, veçanërisht në krahasim me madhësinë e vogël të pajisjes. Kamera përshtatet mirë edhe në xhirimet me dritë të dobët. Ngjyrat janë shumë të përshtatshme, por mund të arrini vetëm zoom 2X ndërsa me lentet fiksuara nuk mund të bëni zmadhime.
Edhe pse Flip MinoHD nuk i përshtatet gjithkujt, nëse jeni duke marrë parasysh të blini një kamerë dhe dëshironi të postoni më shumë se një klip në YouTube, kjo minikamera meriton vëmendje.

Lajmet e fundit>