Biznes

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian do të diskutojnë rregullimin e kriptomonedhave

Aug 30 2018
0 Shpërndarje
Autoritetet financiare Evropiane vazhdimisht kanë paralajmëruar konsumatorët rreth Ofertave Fillestare të Monedhave ICO. Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian do të diskutojnë rregullimin e kriptomonedhave

Ministrat e ekonomisë dhe financave të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mbajnë një takim informal për të folur për rregullimin e monedhave kriptografike dhe shtrëngimin e masave raportoi Bloomberg.

Sipas një draft të parë nga Bloomberg, pjesëmarrësit do të diskutojnë mungesën e transparencës dhe potencialin që kanë monedhat kriptografike në evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave.

Takimi thuhet se do të mbahet më 7 Shtator në Vjenë të Austrisë.

Autoritetet financiare Evropiane vazhdimisht kanë paralajmëruar konsumatorët rreth Ofertave Fillestare të Monedhave ICO.

Gjithashtu ato kanë folur për bursat e parregulluara të cilat operojnë jashtë sistemi financiar global, që do të thotë se nëse investitorët humbasin para, ata nuk mbrohen nga ligji.

Pavarësisht këtyre paralajmërimeve drafti thotë se ICO-të kanë arritur të ngrisin kapital. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>