Lajmet

Ministrat Evropian testojnë aftësitë e tyre për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike

Sep 8 2017
0 Shpërndarje
Ministrja Gjermane e Mbrojtjes tha se ky testim provoi se qeveritë Evropiane duhet të ndërgjegjëson më shumë rreth impaktit të sulmeve kibernetike ndaj infrastrukturave kritike brenda Unionit. Ministrat Evropian testojnë aftësitë e tyre për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike

Ministrat Mbrojtjes së vendeve Evropiane testuan ditën e Enjte aftësitë e tyre për tu përgjigjur sulmeve kibernetike nga hakerat kompjuterik.

Testime u bënë duke simuluar një sulm ndaj misioneve ushtarake të Unionit.

Gjatë testimit hakerat sabotuan misionin detar Evropian në detin Mesdhe dhe lançuan një fushatë në mediat sociale për të diskretituar operacionet e Bashkimit Evropian dhe nxitur protesta.

Secili prej ministrave të mbrojtjes tentuan të parandalonin këtë krizë përgjatë 90 minutave me dyrë të mbyllura në Talin.

Ministrja Gjermane e Mbrojtjes tha se ky testim provoi se qeveritë Evropiane duhet të ndërgjegjëson më shumë rreth impaktit të sulmeve kibernetike ndaj infrastrukturave kritike brenda Unionit.

Pas një seri sulmesh kibernetike ndaj kompanive shumëkombëshe, porteve dhe shërbimeve publike në një shkallë të paprecedent këtë vit, qeveritë e vendeve janë në kërkim të zgjidhjeve që mund të parandalojnë aksesin e hakerave në infrastruktura kritike dhe rrjete qeveritare.

E kërcënuar veçanërisht nga Rusia pasi ky i fundit pushtoi Krimenë në 2014-ën, Estonia ka vendosur në plan të parë sigurinë kibernetike gjatë Presidencës së saj gjashtë mujore.

Estonia u godit nga një sulm kibernetik në 2007-tën ku u prekën sajte private por edhe qeveritare. Estonia është një prej vendeve më të pasionuara pas internetit ku 95% e shërbimeve qeveritare janë online. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>