Blog

Ministri Francez i financave propozon diskutimin rreth Bitcoin në Samitin e G20-ës

Dec 18 2017
0 Shpërndarje
Çmimi i bitcoin është rritur me mbi 1,700% që nga fillimi i vitit duke shtuar shqetësimet e një flluske financiare e cila mund të shpërthejë papritur. Ministri Francez i financave propozon diskutimin rreth Bitcoin në Samitin e G20-ës Photo Source: Reuters

France do të propozojë që vendet anëtare të G20-ës të diskutojnë rreth rregullimit të bitcoin vitin e ardhshëm tha Ministri Francez i Financave Bruno Le Maire ditën e Dielë.

“Do të propozoj tek presidenti i ardhshëm i G20-ës në Prill diskutimin rreth bitcoin,” tha Le Maire për televizionin Francez LCI.

“Ka prova se monedha është pre e spekulimi. Ne duhet ta analizojmë këtë situatë me vendet e tjera të G20-ës dhe të gjejmë një mënyrë për rregullimin e bitcoin,” vijoi Ai.

Çmimi i bitcoin është rritur me mbi 1,700% që nga fillimi i vitit duke shtuar shqetësimet e një flluske financiare e cila mund të shpërthejë papritur.

Ditën e Premte vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të aplikonin një rregullore të ashpër e cila duhet të parandalojë pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit përmes platformave të këmbimit të bitcoin dhe monedhave të tjera virtuale. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>