Lajmet

Ministri turk i Financave: Twitter u bllokua sepse veproi kundra ligjit

Mar 24 2014
0 Shpërndarje
Ministri turk i Financave: Twitter u bllokua sepse veproi kundra ligjit

turkey-flag-786x305Rrjeti social Twitter reagoi javën e kaluar kur u bllokua aksesi  nga qeveria turke me argumentin se është përdorur për të ekspozuar material qe tregonin për aferat korruptive brenda qeverisë së Kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Situata u përshkallëzua gjatë fundjavë kur Turqia e bllokoi aksesin në këtë rrjet social ne nivel të ISP-ve, duke hequr çdo mundësi për të përdorur rrjetin social përmes Google DNS apo të tjera tentativave të ngjashme. Në një qëndrim zyrtar, Ministri i Financave, Mehmet Simsek, tha për BBC se bllokimi u bë pasi Twitter ka vepruar kundra ligjit dhe urdhrave të gjykatës.

“Autoriteti i Komunikimeve Elektronike në Turqi ka përsëritur disa herë se në një numër kërkesash ata i kanë kërkuar Twitter-it për të larguar disa përmbajtje dhe rrjeti social vazhdimisht ka refuzuar për t’iu përgjigjur kërkesave”. Simsek tha se kjo ngjarje nuk reflekton për mirë për qeverinë.

Lajmi i mirë është se Twitter është në bisedime me Qeverinë Turke për zgjidhjen e situatës, megjithëse po përflitet se edhe Youtube dhe rrjete të tjera sociale mund të ballafaqohen më të tilla censurime. Wall Street Journal raporton se Google ka injoruar të tilla kërkesa për të larguar video që kishin të bënin me aferat korruptive në Turqi, megjithëse mbetet për tu parë nëse do të ndërmerren veprime të tilla ndaj përmbajtjeve që po dëmtojnë Qeverinë e Turqisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>