Siguri

Ministri Pollo kërkon rritje të kujdesit ndaj privatësisë

Dec 21 2010
0 Shpërndarje
Ministri Pollo kërkon rritje të kujdesit ndaj privatësisë

Këtë e tha Ministri Pollo, në një Workshop të organizuar gjatë ditës së sotme në lidhje me sigurinë e internetit dhe që mbante temën “Një internet i sigurt sot përmes kooperimit”. Eventi ishte i organizuar nga Autoriteti Kombëtar i Certifikimit Elektronik (AKCE) dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe përfaqësues të shoqërisë së informacionit në Shqipëri.

“Parimi kryesor i ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave kryesore, është që të gjithë që përpunojnë të dhëna personale  të marrin sigurie të tilla që të mos rrezikojnë këto të dhëna”, tha Ministri Pollo duke theksuar se Qeveria e Shqipërisë ka rolin kryesor në krijimin dhe promovimin e kulturës së sigurisë në internet dhe mundësimin e një interneti më të sigurt. Ministri Shqiptar shtoi se sektori privat, furnizuesit me internet, duhet të luajnë rolin e vet, që është një rol plotësuesit përmes nënshkrimit të kodit të mirësjelljes dhe memorandumeve të mirëkuptimit.

Endri Hasa, drejtori i përgjithshëm i AKSHI, Flora Çabej Komisionerja e Mbrojtjes së të Dhënave Personale  dhe përfaqësues të AKCE-së, folën mbi sfidat e sigurisë së dokumenteve elektronike, çështjet ligjore e teknike të ndërlidhura me to, ndërgjegjësimin e opinionit publik, si dhe rritjen e bashkëpunimit të institucioneve në këtë fushë.

Privatësia natyrisht nuk është çështje problematike vetëm e pjesës tjetër të botës, por edhe shtete si Kosova e Shqipëria, duhet të kenë kujdes në këtë aspekt dhe të ndërmarrin masat e duhura ligjore dhe të rrisin nivelin e bashkëpunimit, në mënyrë që të mos ketë rritje të kriminalitetit në fushën kibernetike dhe për parandalimin e rreziqeve të lidhura me të.

Deri më sot në Shqipëri janë bërë hapa të rëndësishëm në këtë aspekt, siç është hartimi i legjislacionit për krimin kibernetik, pastaj është hapur zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të dhënave që është funksionale që nga viti 2008, janë organizuar iniciativa për rritjen e kujdesit ndaj sigurisë në internet, etj.  /pcworldalbanian.

Lajmet e fundit>